Ballina Bota Koronavirusi/ Shkon në 631 numri i viktimave në Itali, 8514 të sëmurë,...

Koronavirusi/ Shkon në 631 numri i viktimave në Itali, 8514 të sëmurë, 1004 të shëruar

Shkon në 631 numri i viktimave në Itali për shkak të koronavirusit, janë 168 më shumë nga dita e djeshme (bëhet fjalë për persona me patologji të mëparshme).

Sipas komisarit të emergjencës Angelo Borreli, janë 8514 persona të sëmurë me koronavirus në Itali, 529 më shumë nga e hëna, ndërsa numri total i të infektuarve, përfshirë viktimat dhe të shëruarit është 10149. Të dhënat u publikuan në konferencën për shtyp të Mbrojtjes Civile.

Borreli tha gjithashtu se janë 1004 personat e shëruar pas marrjes së koronavirusit, 280 më shumë se dje. Ai informoi se janë 877 të sëmurë në terapi intensive, 144 më shumë se dje.

Lombardia dhe Veneto kanë kërkuar të mbyllin gjithçka, përveç dyqaneve të ushqimit dhe farmacive për 15 ditë, për të penguar përhapjen. Dhe qeveria thotë se është e gatshme të ndërhyjë me masa më të ashpra, aty ku është e nevojshme. Nga ana tjetër konfindustria tregon shqetësim dhe kërkon të mos përkeqësohen rregullat. Njëqind restorante në Milano mbyllen vetë.

@tn.lajmelokale
@tetovanews