Ballina Bota Koronavirusin e përhapi ushtria amerikane? Zyrtari i Qeverisë kineze bën deklaratën e...

Koronavirusin e përhapi ushtria amerikane? Zyrtari i Qeverisë kineze bën deklaratën e fortë

Një zyrtar i rëndësishëm kinez promovoi hapur teorinë konspirative sipas të cilës ushtria e Shteteve të Bashkuara mund ta ketë sjellë koronavirusin në Kinë, dhe nuk “lindi” në Wuhan siç pretendohet.

Duke nxjerrë një postim në Twitter për më shumë se 300,000 ndjekësit e tij, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme Zhao Lijian shpërndau një video të Robert Redfield, drejtorit të Qendrës Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, teksa i drejtohej një komiteti të Kongresit amerikan në 11 Mars.

Në video, Redfield thotë se disa vdekje që mendoheshin se ishin shkaktuar nga gripi në SHBA, në fakt u identifikuan më vonë si raste të Covid-19, sëmundja e shkaktuar nga koronavirusi i ri.

Redfield nuk e tha se në cilën periudhe kohore kishin ndodhur vdekjet, por Zhao e shfrytëzoi këtë në mbështetje të teorisë që po gjen mbështetje gjithmonë e më shumë sipas të cilës, koronavirusi nuk e kishte origjinën në provincën Hubei në Kinë qendrore.

Zëdhënësi nuk ofroi prova për këtë pretendim.

“Kur u shënua pacienti zero në SHBA? Sa njerëz janë të infektuar? Cilat janë emrat e spitaleve? Mund të jetë ushtria amerikane që e solli epideminë në Wuhan. Jini transparentë! Bëjini publike të dhënat tuaja! SHBA-ja na detyrohet një shpjegim!”, tha zyrtari i Ministrisë së Jashtme.

Me qindra ushtarë amerikanë ishin në Wuhan për Lojërat Botërore Ushtarake 15 tetorin e vitit 2019.

Virusi shpërtheu në fillim të dhjetori, që do të thotë dy javë më vonë, aq sa ç’është dhe periudha e inkubacionit vërejnë mbështetësit e kësaj teorie.

@tn.lajmelokale
@tetovanews