Ballina Bota Mbi 200,000 të infektuar me Covid-19 në mbarë botën

Mbi 200,000 të infektuar me Covid-19 në mbarë botën

Numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara me koronavirus në të gjithë botën e ka tejkaluar 200,000 persona, ndërsa numri i të vdekurve ka arritur në 8,000.

Universiteti Johns Hopkins në SHBA njofton se deri në orën 11:00 të paraditës të së mërkurës, kishte 201.436 të infektuar në mbarë botë. 82.032 prej tyre ishin rikuperuar.

Vendet më të prekura janë Italia, Irani, Spanja dhe Gjermania. Të paktën 81.102 persona në Kinë janë infektuar me koronavirus, 31.506 persona në Itali, 16.116 persona në Iran, 13.716 në Spanjë dhe 9.877 persona në Gjermani u infektuan.

Të paktën 3,122 kanë humbur jetën në Kinë, 2,503 në Itali, 988 në Iran, 558 në Spanjë dhe 148 në Francë.

Javën e kaluar, Organizata Botërore e Shëndetit e shpalli Europën epiqendrën e re të pandemisë globale të koronavirusit, e cili e kishte origjinën nga provinca Hubei të Kinës.

Italia hyri në javën e dytë të karantinës duke zbatuar masa të reja që u kërkojnëitalianëve të plotësojnë një formular vetë-deklarimi të publikuar nga policia para se të dilnin jashtë. Banorët duhet të deklarojnë se kush janë, ku synojnë të shkojnë dhe për çfarë arsye. Formulari gjithashtu kërkon që banorët të zbulojnë se ata nuk kanë rezultuar pozitiv për COVID-19 dhe aktualisht nuk janë një karantinë 14-ditore.

@tn.lajmelokale
@tetovanews