Ballina Bota Politikani i njohur italian: Koronavirusi i këtij timit, nuk ekziston. Qeveria? Këshilli...

Politikani i njohur italian: Koronavirusi i këtij timit, nuk ekziston. Qeveria? Këshilli i ko*eve, ik shikoni porno! (VIDEO)

Vittorio Sgarbi, kritik arti dhe deputet vazhdon të jetë i bindur se koronavirusi nuk ekziston.

Ky, sipas tij, është një rrezik i shpikur dhe që vendimet e qeverisë janë një marrëzi.

Ai është tallur edhe me presidentin e Republikës, që ka thënë se duhet ruajtur qetësia, por nga ana tjetër duhen marrë masa të rrepta.

Sa për virologët që kanë dhënë alarmi, Sgarbi nuk përmbahet: “Po tallen me ne dhe kanë zbuluar virusin e bythës”.

Sipas tij, nuk ka asgjë.

“Shpjegimi është fare elementar: sa herë vjen dimri ne ftohemi.

Nuk i besoj koronavirusit. Po përpiqen të kalojnë diçka tjetër nga pas.

Sigurisht ka ca viruse si zakonisht, por jo të ndërrojmë jetën tonë

Këshilli i Ministrave? Këshilli i koqeve. Grisni bythën!

Mbyllni televizorin. Shikoni vetëm Porno! Ka më shumë të vërteta aty”, shprehet Sgarbi.

https://youtu.be/7iUwdBREG-8

@tn.lajmelokale
@tetovanews