Ballina Bota Analiza A po zhbëhet Bashkimi Europian nga koronavirusi?

A po zhbëhet Bashkimi Europian nga koronavirusi?

Përballë një kërcënimi ekzistencial, shtetet anëtare e Bashkimit Europian, larg nga të qënit të bashkuar për të përballuar pandeminë si bllok i unifikuar, instinktivisht po kthehen duke ndjekur interesat kombëtare. Pas vitesh kritika ndaj Presidentit amerikan Donald J, Trump pse ka avancuar një politikë nacionaliste nën shenjën e sloganit “America First”, iudhëheqësit europianë po kthehen në po atë nacionalizëm që publikisht kanë pranuar se e përçmojnë. Qysh kur është bërë më i qartë kërcënimi i përfaqësuar nga koronavirusi, europianët kanë treguar shumë pak nga ai solidaritet i çmuar multilateral që për dekada ia kanë shitur pjesës tjetër të botës si themel të unitetit europian. Soft power i Bashkimit Europian, që shitet se ëështë një model për një rend paskombëtar botëror, ka demonstruar se është një fiksion bosh. Në javët e fundit, shtetet anëtare e Bashkimit Europian kanë mbyllur kufijtë e tyre, kanë ndaluar eksportimet e furnizimeve thelbësore dhe kanë mbajtur ndihmat humanitare. Banka Qendrore Europiane, e ka trajtuar me një përçmim të paprecedent Italinë, ekonominë e tretë më të madhe të eurozonës, mu në momentin e nevojës më të madhe të saj. Shtetet anëtare më të goditura nga pandemia – Italia dhe Spanja – janë braktisur nga shtetet e tjera anëtare.

Fara e Bashkimit Europian u hodh nnë gërmadhat e Luftës së Dytë Botërore. Në majin e vitit 1949, Robert Schuman, një prej anëtarëve themelues të Bashkimit Europian, njoftoi me kurajo krijimin e sistemit të ri botëror: “Po realizojmë një eksperiment të madh, realizimin e një ëndërre që për 10 shekuj i është ripropozuar popujve të Europës: të krijojnë midis tyre një organizatë që t’i japë fund luftës dhe të garantojë një paqe të përhershme”. Për t’u bërë prej 7 dekadash, prej disa javësh Bashkimi Europian është në zhbërje e sipër. Pasi që ujërat e pandemisë nga koronavirusi do të qetësohen, institucionet e Bashkimit Europian thuajse me siguri do të operojnë si më parë. Shumë kapital politik dhe ekonomik është investuar në projektin europian që elitat të mund të bjënë ndryshe. Por për qytetarët europianë dhe shumë më pak për pjesën tjetër të botës, atraksioni i Bashkimit Europian, si model i identiitetit europian të llojit paskombëtar, do të ezaurohet.

Shembuj të vonshëm të ndjekjes unilaterale të interesit kombëtar nga ana e liderëve europianë, shumë prej të cilëve përqafojnë globalizmin, por në momentet e dëshpërimit përqafojnë nacionalizmin, përfshijnë:

· Francë. Më 3 mars Franca ka sekuestruar të gjithë maskat mbrojtëse e rrugëve respiratore. “Do t’ua shpërndajmë operatorëve shëndetësorë dhe francezëve të goditur nga koronavirusi”, ka shkruar Presidenti francez Emmanuel Macron në Tëitter. Më 6 mars, qeveria francezë ka detyruar Valmy SAS, një komppani prodhuese të maskave më seli në afërsi të Lionit, për të anulluar një porosi prej miliona dispozitivëve mbrojtëse të bërë nga ana e Shërbimit Shëndetësor Kombëtar të Mbretërisë së Bashkuar.

· Gjermani. Më 4 mars Gjermania ka ndaluar eksprtimin e dispozitivëve mbrojtës si syze, maska, tuta dhe doreza. Më 7 mars, e përditshmja zvicerane Neue Zürcher Zeitung ka referuar se autoritetet doganore gjermane kanë ndaluar një kamion që transportonte 240000 maska për t’u kthyer në Zvicër, që nuk është një shtet anëtar i Bashkimit Europian. Qeveria zvicerane ka thirrur ambasadorin gjerman për sqarime lidhur me

ndalimin e eksportimit. “Në kuadër ttë këtyre kontakteve, është bërë presion ndaj autoriteteve gjermane për të bërë menjëherë të disponueshme ngarkesën e bllokur”, ka thënë zëdhënësi i qeverisë zvicerane. Pas reagimit të bërë nga ana e shteteve anëtare të Bashkimit Europian, më 19 mars Gjermania ka ndryshuar kurs dhe e ka hequr ndalimin e eksportimit.

· Austri. Më 10 mars Austria është bërë vendi i parë i Bashkimit Europian që ka mbyllur kufijtë e saj me shtetet e tjera të Bashkimit Europian. Kancelari Sebastian Kurz ka njoftuar për kontrolle përgjatë kufirit me Italinë dhe ndalim hyrjeje për pjesën më të madhe të udhëtarëve të ardhur prej aty. “Prioriteti maksimal”, ka njoftuar Kurz, “është ai i parandalimit të përhapjes dhe, për pasojë, i importimit të sëmundjes në shoqërinë tonë. Prandaj hyrja në Austri pezullohet për personat e ardhur nga Italia, me përjashtim të atyre në posedim të një certifikate mjekësore që vërteton mungesën e infektimit”. Veç kësaj, qeveria ka shpallur një ndalim të të gjitha udhëtimeve ajrore apo hekurudhore drejt Italisë. Vendimi i Vjenës ka kërcënuar se do të anullojë të ashtuquajturën Zonë Schengen, e hyrë në fuqi në vitin 1995 dhe që sanksionon qarkullimin e lirë e qytetarëve e vendeve nënshkruese pa treguar pashaportat apo pësuar kontrolle doganore nëpër aeroportet dhe pikat e kalimit kufitar e 26 vendeve europiane.

· Slloveni. Më 11 mars qeveria ka mbyllur disa pika kalimi kufitar me Italinë dhe në ato të mbetura të hapura ka aktivizuar kontrolle shëndetësore për të luftuar përhapjen e virusit.

· Republika Çeke. Më 12 mars Kryeministri Andrej Babiš ka mbyllur kufijtë e vendit me Gjermaninë e Austrinë dhe, për më tepër, la ndaluar hyrjen e personave të ardhura nga vende të tjera në rrezik. Më 22 mars, qeveria ka deklaruar se kufijtë mund të mbesin të mbyllur deri në 2 vjet.

· Zvicër. Më 13 mars qeveria zvicerane ka vendosur kontrolle në kufijtë me vendet e tjera europiane. Megjithëse jo shtet anëtar i Bashkimit Europian, Zvicra është pjesë e Zonës Schengen.

· Itali. Më 13 mars Presidentja e Bankës Qendrore Europiane Christine Lagarde ka refuzuar kërkesat për asistencë shëndetësore nga ana e Italisë për ta ndihmuar në luftën kundër pandemisë. Pas deklaratat e saj kanë tronditur tregjet financiare, Lagarde ka deklaruar se BQE-ja është “plotësisht e impenjuar për shmangien e çfarëdolloj copëzimi në një moment të vështirë të eurozonës”. Presidenti italian Sergio Mattarella ka ndërhyrë duke pohuar se Italia pret solidaritet dhe jo pengesa nga Europa.

· Danimarka. Më 14 mars Kryeministri Mette Frederiksen ka vendosur kontrolle kufitare mbi të gjithë trafikun tokësor, detar dhe ajror të paktën deri më 13 prill.

· Poloni. Më 15 mars qeveria ka mbyllur kufijtë e vendit për të gjithë, përjashto qytetarët polakë apo këdo që është në posedim të një lejeqëndrimi polake.

· Gjermani. Më 16 mars Gjermania, vendi më i madh dhe më i fuqishëm i Bashkimit Europian, ka vendosur kontrolle në kufijtë e saj me Austrinë, Danimarkën, Francën, Luksemburgun dhe Zvicrën. Vendimi ka ardhur pasi në vend janë regjistruar 1000 raste të reja të Covid-19 në një ditë të vetme.

· Hungari. Më 16 mars Kryeministri Viktor Orbán ia ka mbyllur kufijtë trafikut të pasagjerëve, duke lejuar hyrjen në vend vetëm të qytetarëve hungarezë.

· Spanja. Më 16 mars Ministri i Brendshëm Fernando Grande-Marlaska ka vendosur kontrolle në të gjitha kufijtë tokësorë.

· Serbi. Më 16 mars Presidenti Aleksandar Vuçiç ka vendosur gjendjen e emergjencës për shkak të koronavirusit. Ka akuzuar Bashkimin Europian se ka kufizuar eksportimet e pajisjeve mjekësore dhe i ka kërkuar ndihmë “mikut dhe vëllait” të tij, liderit kinez Xi Jinping. “Solidarieteti europian nuk ekziston”, ka deklaruar Vuçiç. “Është një përrallë në letër. I kam dërguar një letër speciale vendit të vetëm në gjendje të na ndihmojë, Kinës”. Serbia ka kërkuar të bëhet anëtar i Bashkimit Europian më 2009. Negociatat e aderimit kanë nisur në janarin e 2014.

· Republika Çeke. Më 17 mars autoritetet çeke kanë sekuestruar 110000 maska që Kina i kishte dërguar Italisë. Më 23 mars Praga ia ka doërzuar Italisë materialin e sekuestruar. “Janë 110000 maska në bordin e autobuzit si dhuratë për Italinë, që duhet të zëvendësojë materialin që ka mundësi ishte një dhuratë kineze për italianët”, ka deklaruar Zuzana Stichova, Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme.

· Gjermani. Më 18 mars, në një diskutim të rrallë televiziv, Kancelarja gjermane Angela Merkel i ka bërë thirrje të gjithë gjermanëve që të respektojnë rregullat e vendosura e të finalizuara për të reduktuar kontaktet sociale për shmangur sa më shumë infeksione të reja të mundur. “Situata është e rëndë”, ka deklaruar Merkel, “dhe duhet ta merrni seriozisht. Nga ribashkimi gjerman, bile nga Lufta e Dytë Botërore, nuk ka pasur asnjë sfidë që t’i kërkonte vendit tonë një veprim të përbashkët dhe solidar të kësaj shkalle”. Diskutimi i Kancelares ka qenë i pari i këtij lloji qysh kur ka ardhur në pushtet më 2005. Nuk ka përmendur gjëkundi as Bashkimin Europian, as shtetet e tjera anëtare e Bashkimit Europian.

· Belgjikë. Më 22 mars koronavirusi ka ushqyer tensione midis Belgjikës, që është në lockdoën, dhe Hollandës, që nuk është. “Në Hollandë, dyqanet janë ende të hapura dhe lejohen ende grumbullime ku janë të pranishëm më shumë se 100 persona, domethënë kemi të bëjnë me terrene pjellore për përhapjen e virusit”, ka thënë

Marino Keulen, kryebashkiak i Lanaken, qytet belg kufitar. Autoritetet belge kanë ngritur barrikada përgjatë kufirit dhe po u ndalojnë hyrjen në vend makinave me targa hollandeze. Keulen i ka quajtur kontrollet në kufi si një “sinjal për Hagën që t’i shtojë me shpejtësi” veprimet e saj reaguese dhe të vihet në radhë me vendet fqinje. “Qeveria hollandeze është e paaftë dhe qesharake në reagimin e saj ndaj krizës së gjeneruar nga koronavirusi”, ka deklaruar Leopold Lippens, kryebashkiak i qytetit bregdetar belg Knokke-Heist. “Hollanda nuk po bën asgjë, kështu që duhet të mbrohemi vetë”.

· Spanjë. Më 25 mars, pas ka siguruar ndihmën nga ana e Bashkimit Europian, qeveria spanjolle i ka kërkuar ndihmë NATO-s për të blerë 1.5 milion maska dhe 450000 respiratorë. NATO-ja nuk është në posedim të këtij materiaali dhe është kufiizuar që t’ua kalojë kërkesën sppanjolle 29 anëtarëve të tjerë, shumë prej të cilëve janë edhe anëtarë të Bashkimit Europian.

· Poloni. Më 25 mars, autoritetet polake kanë ndaluar eksportimin e qindramijëra konfeksioneve higjenizuesish për duart në Norvegji, që nuk është anëtare e Bashkimit Europian. Komoania norvegjeze Norenco prodhon dizinfektues për duart të destinuara për tregun skandinav në një fabrikë të Polonisë. Arne Haukland, shefja e L’amministrazione e Norenco, ka thënë se pasi ka bërë kërkesë për një liçencë eksporti, 5 njerëz i kanë shkuar në fabrikë dhe i kanë kërkuar që t’u tregoheshin atyre magazinat e higjenizuesit. Veç kësaj, ka pohuar se më pas kompania ka marrë një letër ku urdhërohej që t’ia shiste rezervat e higjenizuesit autoriteteve lokale të qytetit Lubin me një çmim fiks, në bazë të ligjeve të miratuara në Poloni në fillim të marsit për emergjencën koronavirus. Sekuestrimi do ta rëndojë problemin e furnizimeve për spitalet norvegjeze.

· Francë. Më 25 mars, në një diskutim për kombin të mbajtur para një spitali ushtarak në qytetin Mulhouse, në pjesën lindore të Francës, Presidenti Emmanuel Macron i ka bërë apel unitetit kombëtar në vend të atij europian: “Kur përballemi më një luftë, kjo bëhet i bashkuar, duke u mobilizuar në unitet. Shoh në vendin tonë faktorë ndarjeje, dyshime dhe njerëz që do të donin ta përçanin vendin. Për këtë arsye duhet të kemi një makth të vetëm, atë të të qenit të bashkuar në luftimin e viirusit. I bëj apel këtij uniteti për këtë impenjim”.

Nndërkohë në Itali, në një sondazh kombëtar i botuar më 18 mars ka zbuluar se 88% e italianëve mendon se Bashkimi Europian nuk po e ndihmon vendin e tyre. Vetëm 4% mendon të kundërtën, ndërsa 8% nuk ka shprehur asnjë mendim. Më shumë se 2/3 e italianëve (67%) ka deklaruar se qënia pjesë e Bashkimit Europian është një dizavantazh për vendin e tyre.

Në një artikull të titulluar “Koronavirusi kërcënon unitetin europian” Bill Ëirtz, një komentator politik që jeton në Luksemburg, ka vërejtur: “Dora dorës që përhapet koronavirusi, vendet e Zonës Schengen po i mbyllin kufijtë e tyre. Pak rëndësi ka që këto vende besojnë se një reagim i koordinuar europian do të ishte joefikas apo që mendojnë deri se votuesit e tyre nuk do t’i kupptonin. Fakti i thjeshtë që kufijtë europianë janë rishfaqur në Europpë është një dështim i integritetit të Marrëveshjes së Schengen që ka hequr kontrollet në kufijtë e brendshëm. Nuk ekziston një përgjigje e koordinuar e Bashkimit Europian dhe, dora dorës që rekomandimet bien në vesh të shurdhër, Brukseli po përballet me një krizë besimi. Nuk ekziston një përgjigje ndaj krizës nga ana e Bashkimit Europian, një eksperimentim apo një kërkim i koordinuar. Më keq akoma, institucionet e Bashkimit Europian janë dëshmitarë të një lufte midis shteteve, që po kërkojnë të kufizojnë eksportimet e pajisjeve mjekësore që t’i mbajnë për vete. Në kohë krize, janë shfaqur influenca e vërtetë dhe kapaciteti real i Bashkimit Europian, ku të dyja janë shumë të reduktuara. Në gjendjen aktuale, vendet po përballen me një krizë shtetërish mjekësorë, pajisjesh mjekëësore dhe të të gjitha resurseve. Nëqoftëse virusi humbet forcë dhe arrihet në konkluzionin se Bashkimi Europian ka qenë një spektator i pafuqishëm në sytë e ciklonit (dhe tashmë është kështu), atëhere Marrëveshja e Schengen dhe kufijtë e hapura mund të përballen me një marrje veteje të vështirë”.

Darren McCaffrey, editorialist politik i Euronews, ka shkruar: “Gjatë javëve të fundit, solidariteti në gjirin e bllokut ka rënë. Vendet kanë filluar që të vendosin kontrollin me vendet fqinje e Bashkimit Europian dhe deri Gjermania ka marrë masa për të menaxhuar fluksin e njerëzve që hyjnë e dalin nga territori i saj. Të martën e kaluar është formuar një karvan 35 kilometra i gjatë në kufirin midis Polonisë e Gjermanisë, ku qindra europianë – letonezë, estonezë dhe lituanezë – qenë bllokuar nëpër kamionët, makinat dhe autobuzët e tyre. Pasi Bashkimit Europian i duhet të marrë masa për parandalimin e përhapjes së sëmundjeve, shumë preokupohen për thelbin dhe katër liritë e tij [qarkullimin e lirë të qytetarëve, të mallrave, të shërbimeve dhe të kapitaleve]. Çfarë është Bashkimi Europian nëse qytetarët e tij nuk mund të lëvizin lirisht? Çfarë është tregu unik nëse mallrat nuk mund t’i kalojnë pa pengesa kufijtë e Europës?”.

Në një artikull të titulluar “Shtetet mbi të gjitha: Bashkimi Europian tenton që të marrë një rol të ri në luftën kundër koronavirusit”, e përditshmja gjermane Der Spiegel vëren: “Dora dorës që pandemia zë vend në Europë, bashkimi disa dekadësh po shfaq pikat e tij të dobëta. Ndërsa Bashkimi Europian ka arritur t’i mbijetojë Brexit dhe krizës së euros, kriza e gjeneruar nga koronavirusi mund të rezultojë megjithatë një sfidë e pakalueshme. Në vend që të kërkojë zgjidhje të përbashkëta, kontinenti ballkanizohet dhe kthehet tek zgjidhjet kombëtare. Në vend që të ndihmojnë njëri tjetrin, vendet e Bashkimit Europian po bëjnë shfaqje me maska ashtu si europianët e zënë nga paniku po grumbullojnë letër higjenike. Vendimet e para e marra nga disa shtete aanëtare të Bashkimit Europian për të shmangur eksportimin e pajisjeve mjekësore në Itali – vendi i Bashkimit Europian që është goditur më rëndë nga pandemia – deri kanë vënë në hije mungesën e solidaritetit europian të treguar nga Kryeministri hungarez Viktor Orbán në krizën e refugjatëve.

Europianët janë deri të përçarë lidhur me mënyrën si ta luftojnë virusin. Ndërsa Gjermania punon për të penguar që sa më shumë persona të mundshëm të marrin virusin dhe të infektohen, Vendet e Ulëta synojnë lidhur me imunitetin e grupit për ta luftuar Covid-19. Sinjali është i qartë: kur gjërat bëhen serioze, çdo shtet anëtar kujdeset më së pari për vetveten, edhe 60 vjet pas krijimit të komunitetit”.

(Soeren Kern është Senior Fellow në Gatestone Institute të New York)

Përgatiti: ARMIN TIRANA

@tn.lajmelokale
@tetovanews