Ballina Bota Zelanda e Re “mposht” koronavirusin, asnjë rast i ri me Covid-19

Zelanda e Re “mposht” koronavirusin, asnjë rast i ri me Covid-19

Zelanda e Re tha se nuk ka shënuar asnjë rast të ri me koronavirus në 24 orët e fundit.

Numri i të infektuarve mbetet 1,497 dhe më shumë se 90 për qind e tyre tashmë janë shëruar.

Autoritetet nuk raportuan as për viktima të reja dhe numri i tyre mbetet 21.

https://www.youtube.com/watch?v=QdZ-xFbI9G8

Kryeministrja Jacinda Ardern tha se do të lehtësojë tutje masat e izolimit këtë javë, duke lejuar hapjen e dyqaneve me pakicë, të kinemave, shesheve të lojërave dhe palestrave, megjithëse rregullat e distancimit fizik do të mbeten në fuqi.

Mësimi në shkolla do të rinisë normalisht më 18 maj, ndërsa baret do të lejohen të hapen nga 21 maji, tha Ardern.

Kufijtë do të vazhdojnë të mbeten të mbyllur për vizitorët e huaj.

Për të frenuar përhapjen e koronavirusit, Ardern, në fund të marsit, ka urdhëruar mbylljen e të gjitha aktiviteteve ekonomike, përveç shërbimeve thelbësore.

Më 27 prill, Ardern ka deklaruar se koronavirusi në Zelandën e Re është eliminuar.