Ballina Bota Trump i kthehet keq gazetares amerikano-aziatike: Pyet Kinën (VIDEO)

Trump i kthehet keq gazetares amerikano-aziatike: Pyet Kinën (VIDEO)

Presidenti Donald Trump është ankuar prej kohësh për trajtimin që i bën media, e së fundi pati një përplasje me dy reportere gjatë konferencës së radhës për shtyp mbi situatën e koronavirusit në vend. Weija Jiang e CBS News e pyeti përse e shikon testimin nga Covid 19 si një garë globale kur 80.000 amerikanë kanë vdekur deri tani nga sëmundja.

https://youtu.be/79Os_hadhJ0

“ Mbase atë pyetje duhet t`ia bësh Kinës. Mos më pyet mua, pyet Kinën për këtë, në rregull?”, i tha ai Jiang që është me origjinë kineze. Presidenti më tej iu drejtua Kaitlan Collins të CNN, por Jiang e ndërpreu duke e pyetur “çfarë po thoni më saktësisht”?

“Nuk po ia them askujt specifikisht, Po ia them kujtdo që bën pyetje të këqija”, ishte përgjigja e tij. Dhe kur Collins iu afrua mikrofonit të bënte pyetjen e saj, kreu i shtetit ia mbylli shkurt: “Jo, lëre fare” dhe u largua. Duke iu referuar më tej ndodhisë, Trump la të kuptohej në Twitter se mendonte që dy reporteret kishin komplotuar së bashku për sabotimin e konferencës.

https://youtu.be/nz8zNrndQD0

@tn.lajmelokale
@tetovanews