Ballina Bota “Jam sëmurë, jam në spital”/ Zëdhënësi e Putinit infektohet me koronavirus

“Jam sëmurë, jam në spital”/ Zëdhënësi e Putinit infektohet me koronavirus

Zëdhënësi i presidentit të Rusisë Vladimir Putin është infektuar me Covid 19.

Bëhet fjalë për Dimitry Peskov. Mësohet se ai ka deklaruar se është sëmurë dhe po merr trajtim në spital.

“Po, jam sëmurë. Jam duke u trajtuar”, është cituar të ketë thënë zëdhënësi i Kremlinit më 12 maj.

Peskov është i fundit zyrtar i lartë që infektohet me këtë virus në Rusi, i cili ka prekur edhe kryeministrin rus, Mikhail Mishustin, ministren e Kulturës, Olga Lyubimova dhe ministrin e Infrastrukturës, Vladimir Yakushev.

Ky njoftim ka ardhur një ditë pasi Putin ka thënë se Rusia është treguar e suksesshme në uljen e shkallës së infektimit me koronavirus, andaj ka bërë të ditura disa lehtësime të kufizimeve, të cilat janë marrë me qëllim të luftimit të kësaj sëmundjeje.

Rusia të martën është kthyer në shtetin e dytë të prekur më së keqi në botë me Covid-19, pasi ka regjistruar mbi 230,000 persona të sëmurë.

@tn.lajmelokale
@tetovanews