Ballina Bota Mercedes-Benz tërheq më shumë se 660,000 automjete nga tregu kinez: Ja problemet...

Mercedes-Benz tërheq më shumë se 660,000 automjete nga tregu kinez: Ja problemet që u shfaqën

Mercedes-Benz ka njoftuar tërheqjen e më shumë se 660,000 automjeteve nga tregu në Kinë për shkak të një rrjedhje të mundshme të vajit të motorit.

Departamenti i analizës së tregut në Kinë tha më herët se ishte përcaktuar se mund të ketë dëme që mund të shkaktojë një rrjedhje të naftës gjatë fillimit të motorit gjatë të ftohtit.

Agjensia kineze e lajmeve Xinhua njoftoi se tërheqja e 668.954 automjetev Mercedes-Benz nga tregu kinez do të fillojë në 18 dhjetor.

Tërheqja është paralajmëruar për disa modele të prodhuara ndërmjet 2013 dhe 2017, duke përfshirë C Clas, E Clas, V Clas, GLK CLS, SLC, GLC SUV dhe VS20 VITO.

Shumica e këtyre automjeteve janë prodhuar në fabrika në Kinë, dhe prodhuesi do të zëvendësojë pjesën e diskutueshme për klientët pa pagesë.

Në të njëjtën kohë, tërheqja e 4,653 sedanëve të klasit G Mercedes është duke u zhvilluar, me parregullsi në mekanizmin e bllokimit të sigurisë së fëmijëve.

Këto janë automjete që janë prodhuar gjatë dy viteve të fundit.

@tn.lajmelokale
@tetovanews