Ballina Bota VIDEO: Erdogan publikon këngën për Shën Sofinë, mesazh dhe në gjuhën shqipe

VIDEO: Erdogan publikon këngën për Shën Sofinë, mesazh dhe në gjuhën shqipe

Presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdogan, publikon në llogarinë e tij një këngë dedikuar Shën Sofisë.

Kënga është realizuar në nëntë gjuhë të botës, ku përfshihet dhe një mesazh në gjuhën shqipe. Këngëtarja Imran Salkan interpreton në gjuhën tonë vargun “Shën Sofia ti nuk je vetëm një gur, emrin tënd po e përhapim në botë”.

Ndërsa gjuhët e tjera të përfshira janë, kineze, arabe, azere, kurde, bengale, turke dhe suahilisht.

Shën Sofia ka qenë një prej Kishave më të famshme të Kostandinopojës, por pas pushtimit nga osmanët, u shndërrua në Xhami. Në vitin 1934, qeveria turke e kohës dha vendimin për shndërrimin e saj në muze.

@tn.lajmelokale
@tetovanews