Ballina Shëndeti Koronavirusi Ishte infektuar me COVID, ndërron jetë drejtori i Institutit të Ndërtimit

Ishte infektuar me COVID, ndërron jetë drejtori i Institutit të Ndërtimit

Drejtori i Institutit të Ndërtimit, Agron Hysenlliu ka humbur jetën pasi ishte prekur nga Covid-19.

Hysenlliu ishte i shtruar prej 10 ditësh në Spitalin Infektiv në Tiranë, ku fatkeqësisht nuk mundi ta fitojë betejën me sëmundjen.

Për ndarjen e Hysenlliut nga jeta ka reaguar kryebashkiaku Erion Veliaj, i cili përmes një postimi në Facebook,ka shprehur ngushëllimet për familjarët.

Ai shkruan se Hysenlliu nuk u kursye asnjë ditë duke ndihmuar këdo që humbi shtëpinë në tërmetin e 26 nëntorit.

“Agron Hysenlliu ishte një profesionist i shkëlqyer, që nuk u kursye asnjë ditë duke ndihmuar këdo që humbi shtëpinë në tërmetin e 26 nëntorit.

Sot ai u nda nga jeta, duke lënë pas trishtimin e ikjes së një njeriu të rrallë e inxhinieri unik. Tirana e re që po ndërtohet rrënojash, do mbajë përjetë emrin e tij.

Ngushëllime familjes e gjithë kolegëve që i deshi aq shumë” – shkruan Veliaj.

@tn.lajmelokale
@tetovanews