Ballina Top Lajm Ndërron jetë ish-shefi i Urbanizmit i Komunës së Tetovës, Nexhadi Zulbeari

Ndërron jetë ish-shefi i Urbanizmit i Komunës së Tetovës, Nexhadi Zulbeari

Ka ndërruar jetë ish-shefi i Urbanizmit në Komunën e Tetovës Nexhadi Zulbeari si pasojë e Covid-19. Ai ishte shtruar në Klinkën e Tetovës por nuk ka mundur t!i mbijetojë virusit vde*kjeprurës.I ndjeri ishte nga fshati Trebosh.

Në vazhdim statusi i plotë i kryetares së Komunës së Tetovës, Teuta Arifi për ikjen në amshim të Nexhadi Zulbearit:

Me pikëllim të thellë sot morra lajmin për ndarjen nga jeta të bashkëpunëtorit dhe mikut tim të nderuar Z. Nexhadi Zulbeari!

Ne që kishim fatin ta njohin Nexhadiun, gjithmonë do ta kujtojnë si një kolegë të kujdesshëm, profesionist të devotshëm dhe një mik të vertetë, që gjithmonë të bënte të qeshësh me humorin e tij karakteristik.

Nexhadiu i donte njerëzit dhe jetën! Do ta mbajmë mend për pozitivitetin njerëzor që reflektonte, dhe për gadishmërinë që t’i ndihmojë çdonjërit në çdo kohë!

Familjes Zulbeari, miqve dhe shokëve iu shpreh ngushëllimet e mia të sinqerta për këtë humbje të madhe!

Qoftë i përjetshëm kujtimi për ty Nexhadi! Do të na mungosh të gjithëve!

Me respekt,
TA

@tn.lajmelokale
@tetovanews