Ballina Bota Rriten shifrat e të infektuarve me COVID-19 në Itali, 40.902 raste të...

Rriten shifrat e të infektuarve me COVID-19 në Itali, 40.902 raste të reja në 24 orëve të fundit, 550 viktima

Rriten rastet e infektimeve me koronavirus në Itali. Mësohet se në 24 orët e fundit në shtetin fqinj janë regjistruar 40.902 raste të reja me COVID-19, ndërkohë që numri i të vdekurve është ulur pak në krahasim me dje.

Nga të dhënat e publikuara nga autoritetet italiane, mësohet se 550 persona kanë ndërruar jetë nga virusi vdekjeprurës. Kujtojmë se dje u regjistruan 37.978 raste pozitive me COVID-19 në Itali, ndërsa humbën jetën 630 persona.

Ndërkohë që në total, numri i të prekurve ka shkuar në 45 139.

@tn.lajmelokale
@tetovanews