Ballina Bota Zbulohet dokumenti, mediat greke: Greqia kërkon me urgjencë që të blejë avionët...

Zbulohet dokumenti, mediat greke: Greqia kërkon me urgjencë që të blejë avionët ushtarak F-35

Greqia është duke marrë masa në mënyrë që të përballet me kërcënimet e Turqisë.

Një letër e publikuar në mediat greke thuhet se qeveria greke i ka kërkuar sa më shpejtë Uashingtonit zyrtarë që të nënshkruajnë marrëveshjen në lidhje me avionët luftarak F-35.

Gjithashtu në letrën dërguar Departamentit të Shtetit amerikan shkruhet se dorzimi i avionëve F-35 duhet të bëhët sa më shpejtë të jetë e mundur. Greqia ka planifikuar që të blejë edhe 18 avionë ushtarak nga Franca me emrin “Rafale”.

Letra nga Ministria e Mbrojtjes greke:

“Vendimi për të hyrë në programin e F-35 Joint Strike Fighter do të bazohet në një sërë faktorësh të tillë si programi i dorëzimit të luftëtarëve, plani i ripagimit, konfigurimi i avionëve dhe një kombinim i mundshëm për të marrë një total 18 deri 24 avionë.

Për shkak të rregullimeve të brendshme fiskale dhe rregullave të tjera të zbatueshme brenda buxhetit të BE dhe kornizës së deficitit, është thelbësore që F-35 të parë të dorëzohen në 2021.

Nga ana jonë, ne do të bëjmë gjithçka që është e mundur për të zbatuar këtë program ambicioz.

Ne do të dëshironim që ju ta adresonit këtë kërkesë me ndjenjën më të lartë të mundshme të urgjencës, që ne të kemi një dritare mundësie për furnizimin e mundshëm të F-35 në një të ardhme shumë të afërt,” shkruhet në letrën drejtuar SHBA-së.

Këtë veprim Greqia e ka bërë pasi konflikti me Turqinë është ndezur sërish. Shkak për ndezjen e tensioneve, është bërë afrimi i anijes kërkimore turke “Oruç Reis” 20 milje nga ishulli grek i Rodos.

@tn.lajmelokale
@tetovanews