Ballina Bota ANALIZA: Lëvizja gjeniale e Joe Biden

ANALIZA: Lëvizja gjeniale e Joe Biden

Nga Frida Ghitis, CNN

Ndërsa presidenti i zgjedhur Joe Biden ka zbuluar zgjedhjet e tij për vendet më të larta në administratën e tij, amerikanët  janë të ndarë në 2 kampe, ata që janë të zhgënjyer, që kritikojnë zgjedhjet e Biden dhe pjesa tjetër  e cila ka mbështetur dhe lavdëruar zgjedhjet e tij përfshirë  politikanë dhe ekspertë.

Nuk është e lehtë të kënaqësh çdo fraksion,  përfshirë edhe Partinë Demokratike të dëmtuar ideologjikisht.

Megjithatë, një nga zgjedhjet e Biden-it është zgjedhja e një gjeniu. Përzgjedhja e Janet Yellen si e nominuara për sekretaren e Thesarit, është lidhja midis demokratëve dhe republikanëve, progresistëve dhe centristëve, të Wall Street dhe Main Street.

Nëse dikush tjetër përveç Donald Trump do të ishte president sot, Yellen ka të ngjarë të ishte ende kryetarja e Rezervave Federale. Ajo ishte në punë kur ai u bë president, por Trump, i cili pëlqen të punësojë njerëz që duken si versioni hollivudian i rolit të tyre, prishi traditën dhe nuk e riemëroj  kur skadoi mandati i saj i parë.

Kjo ndodhi pjesërisht, sepse ( sipas një njoftimi të Washington Post ) ai mendoi se ajo ishte shumë e shkurtër.

Ajo është 1.6 m e gjatë. 74-vjeçarja nuk kërkon të tërheqë vëmendjen, por kërkon ta gjejë atë.

Zgjedhjet e Biden kanë tërhequr shumë vëmendje për larmishmërinë e tyre. Vëzhguesit kanë vënë re përvojën  e madhe dhe kualifikimet e kandidatëve; të tjerët kanë theksuar sfondin interesant të ekipit të tij të ri.

Por përtej bashkimit të grave, burrave, latinëve, afro-amerikanëve, aziatiko-amerikanëve dhe njerëzve të një game të gjerë moshash, Biden po formon qeverinë me një nivel ekspertize dhe përvojë – duke rritur shanset për  rezultate pozitive, transmeton abcnews.al

Ka një arsye pse kur lajmi se Yellen do të emërohej në krye të Thesarit të shtetit u prit kaq mirë.

Kjo ka të ngjarë sepse Yellen është pjesë e një brezi ekonomistësh. Ajo është gjithashtu nënë e një ekonomisti dhe gruaja e George Akerlof, i cili fitoi çmimin Nobel në Ekonomi.

Ajo gjithashtu ka qenë në krye të Këshillit të  Këshilltarëve Ekonomikë të Bill Clinton.  Asnjë ekonomist nuk ka arritur të jetë në krye të tre vendeve të para të ekonomisë në vend.

Funksioni i Fed (Sistemi i Rezervave Federale) është të nxisë kushtet e duhura për rritje ekonomike me inflacion të ulët. Por Yelle, si një ekonomiste është përqendruar në ndikimin që ka pasur ekonomia në jetën e individëve.

Yellen është një ekonomiste e punës, e cila ka studiuar faktorët që ndikojnë në papunësinë dhe pagat, duke i dhënë vëmendje çështjeve si diskriminimi, pabarazia në të ardhura dhe mangësitë e tregjeve të lira.

Në Fed, ajo udhëhoqi politikën monetare, një proces i mbështetur kryesisht nga vendimet nëse dhe kur do t’i ulnin apo rrisnin normat e interesit, lëvizjet në tregje. Ata që dyshuan në zgjedhjet e saj, u hasën me dikë, që ishte i hapur për të diskutuar pikëpamje të ndryshme.

Por në fund të fundit, ajo është më e zgjuara, më e përgatitura nga të gjithë. Në 2013, një analizë e Wall Street Journal e kurorëzoi atë udhëheqësen më të lartë të Fed.

Në krizën aktuale, Fed ka bërë pothuajse gjithçka që ka pasur në dorë për sa i përket normave të  interesit. Tani është koha për veprime fiskale, që do të thotë shpenzime qeveritare për të rritur ekonominë. Është pikërisht ky momenti, ku do të zhvillohet debati për madhësinë e borxhit kombëtar.

Por Fed dhe Thesari duhet të punojnë së bashku; këto ditë, nën administrimin e Trump, ata janë në mosmarrëveshje me njeri-tjetrin.

Yellen, do të jetë në pozicionin e  përkryer për të harmonizuar atë marrëdhënie.

Kur bëhet fjalë për rritjen e borxhit gjatë pandemisë, Yellen tashmë e ka bërë të qartë se do të mbështesë anën e shpenzimeve stimuluese për të ndihmuar ekonominë të ringjallet.

“Ndërsa pandemia ende po tregon efektet e saj të forta në ekonomi, ne duhet të vazhdojmë t’i japim mbështetje politikës fiskale,” i tha Yellen Bloomberg në tetor.

Ajo është pjesë e bordit të Komitetit për një Buxhet Federal të Përgjegjshëm, një grup i dalluar jo-partiak që e përshkruan veten si “të përkushtuar ndaj përgjegjësisë fiskale”. Nuk është rastësisht fakti që ajo është gjithashtu presidente e Shoqatës Ekonomike Amerikane.

Me ekonominë në krizë, nuk ka zgjedhje më të mirë. Yellen do të ketë shumë liri veprimi, por, për gjithë ekspertizën dhe vetë-ndikimin e saj, ajo është e sigurt se do të hasë në pengesa në Kongres, ku republikanët priren të bëhen “skifterë të deficitit”( zhargon politik për njerëzit që i kushtojnë shumë rëndësi mbajtjes së buxhetit nën kontroll nga qeveria) sa herë që ka një president demokrat në krye. Përplasjet politike janë pika e saj e dobët në marrjen e detyrës.

Ajo është zgjedhja e duhur.  Bëhuni gati, Yellen është shpëtimtarja. Përktheu Sonila Backa-abc

@tn.lajmelokale
@tetovanews