Ballina Bota CNN: Trump gati ta refuzojë rezultatin e zgjedhjeve

CNN: Trump gati ta refuzojë rezultatin e zgjedhjeve

I ka mbetur më pak se një muaj në krye të Shtëpisë së Bardhë.

Por, presidenti aktual amerikan, Donald Trump, nuk do që ta dorëzojë lehtë pozitën e tij.

Sipas burimeve të CNN-it, Trump po përgatitë skenarë të ndryshëm që synojnë ta përmbysin rezultatin e zgjedhjeve të 3 nëntorit.

E kjo gjë e ka shtuar frikën e njerëzve përreth tij.

Madje në takimin e të premtes që e pati me këshilltarët e tij raportohet se Trump u tha se do të refuzojë ta lë presidencën në ditën e betimit të Joe Biden, më 20 janar.

Shumë nga këshilltarët e tij janë shprehur të shqetësuar për veprimet e ardhshme të presidentit në largim.

Një zyrtar i administratës në Shtëpinë e Bardhë tha për CNN se janë duke qarkulluar skenarë të frikshëm që planifikojnë të ndodhin në Kongres, më 6 janar, kur pritet të numërohen zyrtarisht votat e votuesve të mëdhenj që i dhanë fitoren Bidenit.

Nga e premtja dhe gjatë gjithë fundjavës, presidenti në largim qëndroi i mbyllur ne Shtëpinë e Bardhë duke u këshilluar disa herë, përmes takimeve dhe telefonit, me avokatin Sidney Powell dhe ish-Këshilltarin e tij të Sigurisë Kombëtare, Michael Flynn.

Ndërkohë, në Facebook po organizohet një “Ditë Inaugurimi” e dytë ku 60 mijë persona u shprehën se do të marrin pjesë në eventin e Donald Trump.

Ceremonialternative prezantohet si një faqe me 350 mijë njerëz të zakonshëm të cilët tregojnë mbështetje për presidentin Trump.

Ngjarja është parashikuar të mbahet në mesditën e 20 janarit, në kohën kur do të betohet presidenti i sapozgjedhur Joe Biden.

@tn.lajmelokale
@tetovanews