Ballina Aktualitet Humb jetën nga Covid-19 inspektori 38-vjeçar i A N T I D...

Humb jetën nga Covid-19 inspektori 38-vjeçar i A N T I D R O G Ë S

Koronavirusi i merr jetën inspektorit të a n t i d r o g ë s në Drejtorinë Vendore të Policisë Berat, Klodian Shevroja.

Klodian Shevroja ishte prekur nga Covid-19, por për shkak të agravimit të situatës së tij shëndetësore u shtrua në Spitalin “Shefqet Ndroqi”, ku qëndroi rreth 2 javë në oksigjenim.

Ditët e fundit, gjendja shëndetësore e inspektorit Klodian Shevroja u përkeqësua dhe mjekët e intubuan.

Ai nuk e mposhti dot betejën me virusin dhe për fat të keq pas dy ditësh që ka qëndruar në intubim ka ndërruar jetë ditën e sotme.

38-vjeçari Klodian Shevroja, punonte që prej muajit Prill si inspektor a n t i d r o g e në DPV Berat.

@tn.lajmelokale
@tetovanews