Ballina Shëndeti Koronavirusi Humb jetën nga Covid, drejtori i Pallatit të Kulturës në Librazhd

Humb jetën nga Covid, drejtori i Pallatit të Kulturës në Librazhd

Drejtori i Pallatit të Kulturës” Sadi Halili” Librazhd, Arianit Alliu ka humbur jetën nga koronavirusi.

Alliu,ndahet nga jeta në moshën 46 vjeçare. Që në moshë të vogël 46 vjeçari i është përkushtuar skenës, kulturës, valles artit të trevave të Librazhdit. Për kontributin dhe vlerat e çmueshme i ishte besuar drejtimi i Pallatit të Kulturës “Sadi Halili”. Prej dy javësh ndodhej në Spitalin Covid në Tiranë, por humbet betejën me sëmundjen e shekullit.

Artisti nga Librazhdi, Arianit Alliu ishte një nga figurat më të njohura dhe të dashura për të gjithë Librazhdin dhe më gjerë.

Pjesëmarrës në shumë festivale në Shqipëri, Diasporë, Ballkan, Europë deri në Azinë e largët dhe kudo,një drejtues i Festivalit të Valles Dyshe në Librazhd në vitin e kaluar,një festival i ideuar nga mjeshtri Sadi Halili,pjesëmarrës i festivalit të madh mbarëkombëtarë mbarëshqiptarë “Këngë Jeho”, në Strugë në shtator 2020 ku fitoi çmimin e Parë,medalje Ari.Gëzonte respekt kudo në të gjitha hapësirat mbarëshqiptare dhe më gjerë.

@tn.lajmelokale
@tetovanews