Ballina Aktualitet I infektuar me Covid, ndahet nga jeta biznesmeni shqiptar (FOTO)

I infektuar me Covid, ndahet nga jeta biznesmeni shqiptar (FOTO)

Një lajm i trishtë ka ardhur nga qyteti i Elbasanit, ku është shënuar një tjetër viktimë nga COVID-19.

Koronavirusi i ka marrë jetën biznesmenit Edi Kapedani. Ai është ndarë nga jeta në moshën 57-vjeçare, 3 javë pasi ishte prekur nga Covid-19.

Mësohet se gjendja e tij ishte përkeqësuar gjatë ditëve të fundit, dhe me gjithë përpjekjen e mjekëve nuk ia doli ta fitojë betejën me virusin.

I ndjeri ishte një biznesmen i njohur në Elbasan, në sektorin e ndërtimeve, më së shumti në atë të hidrocentraleve.

@tn.lajmelokale
@tetovanews