Ballina Bota Kalifornia nis izolimin/ SHBA, 1 milionë raste në 5 ditë

Kalifornia nis izolimin/ SHBA, 1 milionë raste në 5 ditë

Në Shtetet e Bashkuara, qyteti San Francisko i Kalifornisë dhe disa zona rreth tij fillojnë zbatimin e urdhrave për qëndrimin në shtëpi këtë fundjavë si pjesë e betejës së tyre kundër koronavirusit.

Guvernatori i Kalifornisë Gavin Newsom tha se shteti ishte në prag të vendosjes së urdhrave të qëndrimit në shtëpi në bazë të zonave, nëse njësitë e kujdesit intensiv në pesë rajonet e shtetit e tejkalojnë kapacitetin prej 85%.

San Francisko dhe qarqet përreth gjithsesi nuk po presin sa të arrihet pragu i kapacitetit në spitale dhe po zgjedhin vullnetarisht të zbatojnë urdhrin e shtetit për qëndrimin në shtëpi.

Duke filluar nga e diela në mbrëmje, në bazë të urdhrit do të mbyllen të gjitha ambjentet e jashtme të restoranteve, parqet e lojërave, muzetë e hapura, kopshtet zoologjike dhe akuariumet, teatrot me makina dhe autobusët dhe varkat turistike.

Përveç disa rasteve kur shitjet mund të bëhen me kontakt minimal, të gjitha shitjet me pakicë, përfshirë dyqanet ushqimore, do të lejohen të veprojnë vetëm me 20% kapacitet. SHBA ka regjistruar më shumë se një milionë raste koronavirusi në pesë ditët e para të dhjetorit dhe të shtunën, numri i infektimeve të reja e kaloi shifrën 200 mijë për të katërtën ditë radhazi.

@tn.lajmelokale
@tetovanews