Ballina Aktualitet Këngëtari Bujar Qamili me probleme shëndetësore, shtrohet në Itali

Këngëtari Bujar Qamili me probleme shëndetësore, shtrohet në Itali

Këngëtari shkodran Bujar Qamili ka pasur probleme shëndetësore, por nuk është me Covid ashtu sikurse u përfol.

Lajmin e ka bërë me dije miku i tij Ramazan Çeka i cili shkruan se Qamili është në Itali në trajtim intensiv dhe në gjendje të stabilizuar.

Çeka: Të nderuar miq, kolegë, gazetarë, punonjës mediash e dashamirës të artit. Nisur nga situata aspak e qetë psikologjike, e cila sa vjen e po na bën të pranojmë e ta marrim si të vërtetë çdo lajm u bëj me dije se sapo kam komunikuar personalisht me “Mjeshtrin e Madh” dhe mikun tim më të përzemërt Bujar Qamili.

Ai vërtetë ka pasur probleme shëndetësore, por jo me Kovidin. Falë një trajtimi të specializuar dhe intensiv në Itali, gjendja e tij është stabilizuar dhe po përmirësohet dukshëm. Në emër të Bujarit dhe familjes së tij u përcjell me nota përzemërsie falënderimet më të sinqerta për interesimin tuaj.

@tn.lajmelokale
@tetovanews