Ndërsa pothuajse e gjithë Europa ka vendosur masa shumë të forta për festat e fundvitit për shkak të pandemisë, Mali i Zi ka shkuar kundër rrymës duke bërë pikërisht të kundërtën.
Nisur nga shifrat disi të përmirësuara nga koronavirusi në ditët e fundit, autoritetet në Malin e Zi kanë vendosur që të shfuqizojnë orën policore nga ora 22:00- 05:00 për festën e Krishtlindjes dhe Vitit të Ri.
Ndalimi i trafikut ndërmjet qyteteve për fundjavë mbetet në fuqi, nga e premtja në 22:00 deri të hënën në 05:00 të mëngjesit.