Ballina Shëndeti Koronavirusi Një vit nga SH P Ë R TH I M I i...

Një vit nga SH P Ë R TH I M I i Covid-19, të gjitha fazat nga Wuhan te vaksina

Ishte 31 dhjetor 2019 kur autoritetet shëndetësore kineze folën për një shpërthim të një pneumonie misterioze në Wuhan, e cila më vonë u zbulua se ishte shkaktuar nga koronavirusi Sars-Cov-2. Që atëherë, jeta në të gjithë botën ka ndryshuar në mënyrë dramatike me pandeminë dhe bllokimet. Viti 2020, i cili pa shpërthimin e mbi 200 000 studimeve shkencore të botuara mbi këtë sëmundje të re, të quajtur Covid-19, por gjithashtu një pandemi dezinformuese, shoqëruar me zemërim dhe konfuzion politik, siç analizon revista Science, e cila ripërshkon fazat e këtyre 12 muajve.

JANAR – Zbulohet që shkaku i pneumonisë misterioze është një koronavirus i ri, sekuenca gjenetike e të cilit është botuar më 10 janar, dhe që më 26 janar rezulton të jetë 96.2% e ngjashme me një koronavirus të lakuriqëve të natës. Konfirmohet transmetimi i virusit të ri nga njeriu te njeriu, dhe më 23 janar në Wuhan vendoset bllokimi, ndërsa më 30 janar Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) shpalli epideminë një emergjencë ndërkombëtare të shëndetit publik.

SHKURT – Anija e lundrimit, Diamond Princess, fillon një karantinë 2-javore dhe rezulton se faktorët e rrezikut për format e rënda të Covid janë për seksin mashkull si hipertensioni, sëmundjet e zemrës dhe diabeti. Më 19 shkurt, studiuesit vëzhguan strukturën e virusit dhe proteinës së tij Spike dhe më 21 shkurt u identifikua në Itali, pacienti 1.

MARS – më 11 mars OBSH shpall pandeminë. Imperial College në Londër parashikon që sistemet shëndetësore do të bien në kolaps, ndërsa Nju-Jorku bëhet epiqendra e epidemisë amerikane. Është konfirmuar që virusi mund të transmetohet nga ajri, ndërsa agjencia amerikane për kontrollin e barnave dhe administrim të ushqimit dhe drogave (FDA) autorizon përdorimin emergjent të hidroksiklorokinës dhe Moderna fillon punën për vaksinën.

PRILL – Zbulohet që Covid-19 dëmton zemrën, enët e gjakut, veshkat dhe trurin. Në SHBA, autoritetet shëndetësore bëjnë thirrje për mbajtjen e maskës dhe kemi të dhënat e para mbi efektin mbrojtës të vaksinës anti-covid te majmunët. Zbulohet që asimptomatikët luajnë një rol të rëndësishëm në infeksionet dhe remdesivir zvogëlon ditët e shtrimit në spital te pacientët me sëmundje kritike.

MAJ – SHBA autorizon përdorimin emergjent të remdesivir dhe nis operacionin Warp Speed, një partneritet publik-privat i nisur nga Shtetet e Bashkuara për të lehtësuar dhe përshpejtuar zhvillimin, prodhimin dhe shpërndarjen e vaksinave dhe terapive.

QERSHOR – Disa revista, të tilla si Lancet dhe New England Journal, tërheqin disa studime të botuara sepse ato përmbajnë të dhëna të rreme. Shihet që hidroksiklorokina nuk zvogëlon vdekjet në pacientët e shtruar në spital dhe më 15 qershor Shtetet e Bashkuara anulojnë përdorimin emergjent të këtij ilaçi. Nga ana tjetër, deksametazoni, zvogëlon vdekjet te pacientët e shtruar në spital me një të tretën.

KORRIK – SHBA komunikon qëllimin e saj për t’u larguar nga OBSH dhe ka studimet e para që tregojnë efektet afatgjata të Covid.

GUSHT – Është rasti i parë i konfirmuar i riinfektimit të Covid. Mjekët dhe studiuesit fillojnë të shihen si armiq dhe lulëzojnë teoritë e konspiracionit.

SHTATOR – Dy të tretat e vendeve, përfshirë BE-në, bashkohen me Covax, programin e OBSH-së për qasje globale në vaksinat anti-Covid. Rezulton se deri në 14% të formave të rënda të Covid janë të lidhura me faktorë gjenetikë.

TETOR – Evropa dhe Shtetet e Bashkuara fillojnë të përballen me valën e dytë të pandemisë.

NËNTOR – Kompanitë Pfizer-Biontech dhe Moderna publikojnë të dhëna për efektivitetin e vaksinave të tyre, të cilat arrijnë 95%.

DHJETOR – Më 2 dhjetor, Mbretëria e Bashkuar është shteti i parë që autorizon vaksinën Pfizer-Biontech, e ndjekur nga SHBA dhe më pas në 21 dhjetor BE, ku vaksinimet fillojnë në 27 dhjetor.

@tn.lajmelokale
@tetovanews