Punonjësi i policisë, Munir Xhepa ka ndërruar jetë si pasojë e koronavirusit. Punonjësi ishte i infektuar prej dhjetë ditësh dhe në pesë ditët e fundit gjendja e tij e ishte rënduar, teksa kishte hyrë në intubim dhe fatkeqësisht nuk ka arritur të mbijetojë.
Xhepa ka shërbyer si punonjës Policisë Rrugore në Bulqizë. Kujtojmë se gjatë 24 orëve të fundit, kanë humbur jetën 17 pacientë ndërsa kanë rezultuar pozitivë 705 persona nga 2.186 testime të kryera.
Po gjatë këtyre orëve, janë shëruar 528 qytetarë. Ndërkohë, në 4 spitalet COVID, po trajtohen 484 pacientë, 38 në terapi intensive, 13 pacientë janë të intubuar.