Ballina Bota Turqi: Shpërthen respiratori, vdesin nëntë pacientë me COVID-19

Turqi: Shpërthen respiratori, vdesin nëntë pacientë me COVID-19

Nëntë persona kanë vdekur pasi një ventilator oksigjeni (respirator) ka shpërthyer në një spital që trajton pacientët me COVID-19 në jug të Turqisë.

Ky shpërthim ka shkaktuar zjarr në njësinë e kujdesit intensiv në Spitalin Universitar “Sanko” në Gaziantep, thonë zyrtarët lokalë.

Të paktën një nga pacientët ka vdekur ndërsa po transferohej në një spital tjetër, transmeton Klan Kosova.

Turqia ka regjistruar gati dy milionë raste me COVID-19 dhe 17,610 vdekje, sipas të dhënave nga Universiteti Johns Hopkins.

@tn.lajmelokale
@tetovanews