Ballina Shëndeti Koronavirusi U dërgua për mjekim në Turqi, humb jetën nga COVID-19 një tjetër...

U dërgua për mjekim në Turqi, humb jetën nga COVID-19 një tjetër mësues

COVID-19 ka shënuar një tjetër viktimë në radhët e arsimtarëve këtë të diel. Mësohet se Neim Istrefi, mësues në shkollën e mesme profesionale “Sahli Çeka” të Elbasanit, ka humbur betejën me COVID-19.

Ai ishte infektuar prej ditësh dhe pasi gjendja e tij shëndetësore ishte përkeqësuar e kishin dërguar për kurim më të specializuar në Turqi.

Fatkeqësisht mësuesi nuk ia doli dot, duke humbur jetën paraditen e kësaj të diele (20 dhjetor).

Istrefi gjithë jetën e tij ia kishte dedikuar profesionit për rritjen dhe edukimin e brezave të rinj.

@tn.lajmelokale
@tetovanews