Fabrizio Soccorsi, mjeku personal i Papa Françeskut ka ndërruar jetë si pasojë e COVID-19.
Lajmi është bërë publik në mediat italiane, të cilat njoftojnë se mjeku ndërroi jetë në moshën 78-vjeçare.
Më tej ato raportojnë se Fabrizio u shtrua në spital për një problem onkologjik, por infektimi me Covid i mori jetën.
Papa Françesku e kishte zgjedhur si mjek personal në vitin 2015.
Soccorsi lindi në 2 shkurt të 1942-shit dhe u diplomua për mjekësi dhe kirurgji në Universitetin La Sapienza në 1968-ën.
Ai punoi si mjek dhe si profesor duke dhënë lëndën e imunologjisë
Në qershor të 2017-ës, Fabrizio mori një goditje të fortë pasi humbi vajzën e tij Cristiana, e cila vuajti gjatë nga një sëmundje e pashërueshme.