Ballina Argëtim Showbiz “Përjetësisht në zemrat tona”, Tuna shkruan dy fjalë zemre për ish-vjehrrën e...

“Përjetësisht në zemrat tona”, Tuna shkruan dy fjalë zemre për ish-vjehrrën e ndjerë

Ditën e sotme Robert dhe Patris Berisha humbën nënën e tyre, Teutën. Lajmin e trishtë e dhanë vetë dy artistët përmes postimeve në rrjete sociale.

Në lidhje me këtë lajm të trishtë ka reaguar edhe Tuna, ish-partnerja e Patrisit.

Pavarësisht se së fundmi ajo ka pasur probleme me partnerin e saj, nuk është menduar dy herë që të shkruajë disa fjalë zemre për ish-vjehrrën e ndjerë.

Tuna ka postuar një foto me ish-vjehrrën djalin dhe Patrisin. Ajo është shprehur se do të kujdeset që t’ja mbajë Tianit sa më të freskëta kujtimet për gjyshen e tij.

“Sot ndjehem e pikëlluar. Tian humbi nënën që e deshi aq shumë. Do të kujdesem t’ia mbaj Tianit të freskëta kujtimet për gjyshen e tij. Përjetësisht në zemrat tona”, ka shkruar Tuna.

Më herët ka reaguar edhe Nora Istrefi, e cila është shprehur e pikëlluar për humbjen e ish-vjehrrës.

@tn.lajmelokale
@tetovanews