“Varianti britanik i Covid përhapet tetë herë më shpejt”. Kështu ka deklaruar eksperti gjerman, Rolf Apweiler, Drejtori i Institutit Evropian të Bioinformatics (EBI) në Kembrixh.
“Të dhënat e EBI treguan se lloji mutant i koronavirusit të ri B117 po përhapet rreth tetë herë më shpejt se variantet e tjera mutante, ” tha Apweiler për RTL.
Apweiler, shkencëtar i bioinformatikës është një nga ekspertët që rregullisht këshillon qeveritë federale dhe shtetërore për t’u marrë me krizën e koronavirusit.
Ai konfirmoi mendimin e Christian Dosten , specialist kryesor në Spitalin Charité në Berlin, se lehtësimi i masave për shkak të infektivitetit të lartë të llojit të ri të koronavirusit B117 mund të shkaktojë 100,000 raste në ditë. /abcnews.al