Ballina Aktualitet Ndërron jetë Aliman Saiti

Ndërron jetë Aliman Saiti

“Të Allahut jemi dhe vetëm tek Ai do të kthehemi.”
Me dhimbje dhe pikëllim të thellë morëm lajmin e hidhur të ndarjes nga jeta të anëtarit të Myftinisë së Tetovës, si dhe Muteveliut të Xhamisë Gam Gam, z. Aliman Saiti.

Në emër të BFI – Myftinia e Tetovës, në emër të hoxhallarëve, xhematit të Tetovës dhe në emrin tim personal, shprehim ngushëllimet më të sinqerta dhe të thella familjes, shokëve dhe miqve të tij. E lusim Allahun Fuqiplotë, që rahmetliun ta shpërblejë me xhennet, ndërsa familjarëve t’u japë sabër.

BFI-Myftinia e Tetovës
Myftiu:
Prof. Dr. Qani ef. Nesimi

Te Allahut jemi dhe tek Ai do te kthehemi
Sonte pas nje semundje nderroi jete h.Aliman Saiti muteveliu i xhamise Gam Gam e ne te njejten kohe edhe antar i Myftinise se Tetoves…

Haxhi Aliman Saitin e kisha krah te djathte ne organizimin e jetes fetare ne xhami por edhe me shume..
Ai ishte mesuesi im i femirise duke vazhduar edhe me tej me keshilla e tija te luaj rolin e mesuesit derisa ia dorezoj shpirtin Allahut xh.sh.

Lus te Madhin Zot qe mesuesin tim Aliman Saitin ta gradoj duke ia fal xhenetin si dhe familjareve dhe miqeve i Gjithemeshireshmi t’ju shtoj durimin ne keto momente piklimi…
Falja e namazit te xhenazes do te behet pas vaktit te drekes tek varrezat e qytetit.

“O ti shpirt i bindur plotësisht!
Kthehu te Zoti yt i vetëkënaqur e i pranuar!
Hyn në turmën e robërve të Mi!
Dhe hyn në xhennetin Tim!”/Nuhi Ganija

“Të Allahut jemi dhe te ai do të kthehemi .. “
Miq , shokë dhe familjarë ju informoj se sonte ndërroi jetë gjyshj Aliman Saiti .

V a rr i mi   do të bëhet pas namazit të drekës nga objekti i ri i Myftinisë tek varezat e Qytetit ..
Për shkak të pandemisë me Covid-19 ngushëllimet nuk do ti pranojmë në shtëpi!!

.. Allahu ju shpërbleft të gjithëve ..
Falemnderit pêr respektin./Ylber Saiti

TELEGRAM NGUSHËLLIMI
Të nderuar miq, arsimtarë, nxënës dhe bashkëpuntorë profesional.

Ju informojmë se sot u nda nga jeta veterani i arsimit dhe njëherit ish Drejtori i shkollës sonë Aliman Saiti.
Varimi i të ndjerit do të bëhet nesër pas namazit të drekës tek varezat e vjetra të qytetit.

Ne drejtuesit e shkollës sonë ju shprehim ngushëllimet tona familjarëve, miqve dhe kolegëve të tij.
Mirënjohje për kontributin e dhënë në edukimin e gjeneratëve në shkollën tonë.
U prehtë në paqe!

Shkolla Fillore Komunale “Naim Frashëri” Tetovë
Nga Drejtoria

@tn.lajmelokale
@tetovanews