Ballina Bota Turqia zgjohet nga dy tërmete të fuqishme

Turqia zgjohet nga dy tërmete të fuqishme

Dy tërmete të fuqishme lëkundën Turqinë mëngjesin e sotëm, transmeton Tetova News.

Autoriteti i Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD) shkruan në faqen e tij të internetit se tërmeti i parë ndodhi në 8.46 të mëngjesit me kohën lokale (0546 GMT) me magnitudë 5.1 të shkallës rihter dhe një thellësi prej 20.69 kilometrash (12.85 milje) larg rrethit Karaburun të provincës së Izmirit.

Vetëm një minutë më vonë, një tërmet me madhësi 4.8  g o d i t i  rajonin në një thellësi prej 7 km (4.3 mi).

Ekipet vendore kanë filluar inspektimet pas lëkundjeve, megjithëse ende nuk janë raportuar dëme ose  v i k t i m a, tha Ministri i Mjedisit dhe Urbanizmit Murat Kurum në Tëitter.

Turqia njihet si zonë sizmike. Tetorin e kaluar, një tërmet i fuqishëm me madhësi 6.6  g o d i t i  qytetin e tretë më të madh të vendit, Izmir, duke  v r a r ë  të paktën 116 njerëz dhe duke  p l a g o s u r  më shumë se 1.000 të tjerë.

@tn.lajmelokale
@tetovanews