Një 21-vjeçare, nga Prishtina ka ndërruar jetë nga koronavirusi.
Lajmi është konfirmuar për “Express”, nga zëdhënësja e QKUK-së, Mirlinda Qyqalla.
Ajo tha se e ndjera kishte edhe sëmundje shoqëruese.
“Bazuar ne njoftimin nga njësia e Mjekimit Intensiv Qendror, sot në orët e mëngjesit janë raportuar dy v d e k j e.
Një paciente e lindur në vitin 2000, e cila përveç se ishte e prekur nga COVID-19, kishte edhe probleme te tjera shoqëruese shëndetësore. Përkundër kujdesit maksimal nga ekipi kujdestar, ajo nuk ka arritur te mbijetojë”, ka thënë ajo.