Ballina Sport Barcelona do një qendërmbrojtës, në listë edhe senatorët e Juventusit dhe Milanit

Barcelona do një qendërmbrojtës, në listë edhe senatorët e Juventusit dhe Milanit

Barcelona është në kërkim të një tjetër qendërmbrojtësi, pas firmës me Eric Garcia nga Manchester City me parametra zero. Kërkohet një qendër e majtë dhe në listën e katalanasve Mundo Deportivo raporton se janë disa emra.

Vëmendja vazhdon të jetë te transferimet me kosto të ulët dhe Alessio Romagnoli nuk mund të mungonte. Kapiteni kuqezi mbyll kontratën me Milanin në verën e vitit 2022 dhe transferimi këtë verë do ishte pa shumë harxhime.

Një tjetër emër është ai i Lisandro Martinez, një zbulim i Ajax, që do të vinte në “Camp Nou” pa shumë shpenzime. Nga ana tjetër në listë janë edhe emra më të shtrenjtë. Soyuncu i Leicester, Laporta i Cityt dhe De Ligt i Juventusit janë “ëndrrat” e Barçës në këtë fillim vere. /abcnews.al

@tn.lajmelokale
@tetovanews