Është ndarë nga jeta gazetari dhe publicist i njohur Ymer Minxhozi. Ymer Mixhozi ka ndërruar jetë ditën e sotme në banesën e tij në moshën 91-vjeçare.
Ai ishte autor i më shumë se 20 librave. Studimet ai i ka mbaruar në Moskë për gazetari në vitet ’50. Ka qenë korrespondent i shtypit shqiptar në Kinë dhe vendet e Azisë Juglindore, e më pas ka drejtuar gjatë jetës së tij për shumë vite revistën “Shqipëria e Re”.
Ymer Minxhozi ka përfaqësuar vendin tonë në disa kontakte diplomatike, kulturore e bisedime me vendet fqinje dhe ato evropiane.
Gazetar aktiv dhe i përkushtuar në profesionin e tij, Minxhozi ka qenë prezent me shkrimet e tij edhe pas viteve ’90, kohë gjatë të cilës ka botuar vëllimet “Borë e zezë”, “Shansi i humbur”, “Era e mykut”, “Ditari i tre kontinenteve” etj.
https://youtu.be/iLmQMrbGm1o