Ballina Bota Afganistan: Parakalon formacioni i talebanëve në uniforma të bardha (VIDEO)

Afganistan: Parakalon formacioni i talebanëve në uniforma të bardha (VIDEO)

Disa pamje të lu*ftëtarëve të ar*matosur talebanë që marshuan në qytetin e Qalat thuhet se janë ngarkuar në rrjetet sociale.

Sipas mediave të huaja, të veshur me uniforma të bardha kokë e këmbë dhe xhaketa, mili*tantët islamikë mbanin armë zjarri teksa marshonin në një vijë të drejtë nëpër qendrën e qytetit.

Reuters ishte në gjendje të verifikonte videot duke identifikuar monumentet në qytetin Qalat. Por data e saktë e kësaj pamje nuk është verifikuar në mënyrë të pavarur.

Ndryshe, talebanët bënë thirrje për unitet përpara lutjeve të së premtes, i pari që kur morën pushtetin, shkruan Daily Mail, raporton Telegrafi.

Ata u kërkuan hoxhallarëve të bindin njerëzit që të mos largohen nga Afganistani mes kaosit në aeroport, protestave dhe raportimeve të dhunës.

Talibanët u kthyen në pushtet pas 20 vitesh fundjavën e kaluar pasi pushtuan pjesën më të madhe të Afganistanit brenda pak ditësh, në një kohë kur kishin mbetur më pak se tre javë para tërheqjes së njoftuar të trupave amerikane nga ky vend.

https://youtu.be/TgnSLRrgaJM

Foto:

 

@tn.lajmelokale
@tetovanews