Ballina Bota Evakuimet dhe ikja e trurit /Bilal Sarwary: Afganistani humbi brezin e tij...

Evakuimet dhe ikja e trurit /Bilal Sarwary: Afganistani humbi brezin e tij më të arsimuar dhe më të aftë

Bilal Sarwary, një gazetar i pavarur afgan, i cili u largua nga Kabuli me një fluturim evakuimi për në Katar, tha për Al Jazeera që ikja nga vendi i tij ishte “një vendim i dhim*bshëm”.

“Unë kam mbuluar historinë e vendit tim dhe njerëzve të mi gjatë 20 viteve të fundit. Unë u tro*ndita se sa shpejt Kabuli ra në duart e talebanëve pa lu*ftë, “tha ai. “Dhe pastaj më erdhën talebanët në derën time disa herë. Ata padyshim e dinë se kush jam, jam shumë aktiv në mediat sociale… Unë nuk ndihesha i sigurt së bashku me familjen time. ”

“Edhe pse kam studiuar në Perëndim, kurrë nuk kam menduar të lë pas jetën time, vendin tim… Në fluturimin që kam ardhur, kam parë të gjithë ata që kanë përfaqësuar Afganistanin gjatë 20 viteve të fundit në media, shoqëri civile, art, histori E tëra që mund të mendoja ishte humbja për vendin, ikja e trurit. Ishte dhim*bja e pabesueshme… jo vetëm që kemi humbur gjithçka, Afganistani gjithashtu humbi brezin e tij më të arsimuar dhe më të aftë ”./TetovaNews

@tn.lajmelokale
@tetovanews