Ballina Bota Ish-ministri afgan me diplomë të Oxfordit bëhet shpërndarës picash në Gjermani (VIDEO+FOTO)

Ish-ministri afgan me diplomë të Oxfordit bëhet shpërndarës picash në Gjermani (VIDEO+FOTO)

Një ish-ministër i Afgnaistanit ka gjetur një punë si shpërndarës i ushqimit në Gjermani.

Syed Ahmad Shah Saadat, i cili ishte ministër i Informacionit dhe Komunikimit, u vu re nga një gazetar vendas në qytetin gjerman të Leipzig, kur ai ishte duke dërguar ushqimin me biçikletën e tij, njofton Klan Kosova.

Saadat iu bashkua qeverisë së presidentit, tani të mërguar, Ashraf Ghani si ministër i kabinetit në vitin 2018. Megjithatë, pasi shërbeu për dy vjet, Saadat dha dorëheqje dhe u largua nga vendi për në Gjermani dhjetorin e kaluar.

Ish-ministri filloi të punojë për kompaninë Livrando pasi harxhoi paratë që kishte, raportoi Sky News.

@tn.lajmelokale
@tetovanews