Ballina Bota Mbipopullim në Katar, ndalen evakuimet e amerikanëve nga Kabuli

Mbipopullim në Katar, ndalen evakuimet e amerikanëve nga Kabuli

“BBC” raporton se evakuimi amerikan nga Kabuli u ndal të premten për shkak të mbipopullimit në Katar, ku shumë nga të larguarit po transferohen.

Në fjalimin e tij, Presidenti Joe Biden pranoi pauzën e “disa orëve”, duke shtuar “Komandanti ynë në Kabul tashmë ka dhënë urdhër për rifillimin e fluturimeve dalëse“.

Situata në Katar është përshkruar si e nxehtë, gjithnjë e më e tensionuar dhe në prag të një “krize humanitare, që është në zhvillim“, thanë zyrtarët për CBS News.

Gjithashtu të Premten, Emiratet e Bashkuara Arabe njoftuan se do të strehojnë 5000 qytetarë afganë për 10 ditë derisa ata të mund të rivendosen në një vend të tretë./ Abcnews.al

@tn.lajmelokale
@tetovanews