Ballina Aktualitet SHBA 500 mijë vaksina dhuratë Kosovës, Blinken: Lidhje e fortë mes dy...

SHBA 500 mijë vaksina dhuratë Kosovës, Blinken: Lidhje e fortë mes dy vendeve

Shtetet e Bashkuara të Amerikës i dhuruan Kosovës 500 mijë doza vaksine për të mposhtur COVID-19. Sot në Prishtinë arriti pjesa e parë e vaksinave “Pfizer”, donacion nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Sekretari Amerikan i Shtetit, Blinken thotë se kjo dhuratë përfaqëson vlerat e përbashkëta dhe lidhjet e palëkundura midis njerëzve tanë.

“Sot SHBA dhuroi këstin e parë prej 500,000 doza Pfizer për Kosovën, duke e sjellë atë 20 për qind më afër arritjes së qëllimit të saj të vaksinimit.

E dhënë përmes COVAX, kjo dhuratë përfaqëson vlerat e përbashkëta dhe lidhjet e palëkundura midis njerëzve tanë. Së bashku mund ta mposhtim COVID-19” shkruan ai./ Abcnews.al

@tn.lajmelokale
@tetovanews