Ballina Sport Zyrtare: Shkëndija e Tetovës lë të lirë ish-mesfushorin e Shqipërisë U21

Zyrtare: Shkëndija e Tetovës lë të lirë ish-mesfushorin e Shqipërisë U21

Arbin Zejnullai ka kërkuar largimin nga Shkëndija dhe sot është zyrtarizuar “divorci”. Kampionët e Maqedonisë së Veriut e kanë pranuar kërkesën e 22-vjeçarit që ka luajtur me Shqipërinë U21.

Zejnullai tani do të presë ofertat dhe më pas do të vendosë se ku do ta vijojë karrierën. Sezonin e fundit te Shkëndija luajti 28 ndeshje, por vetëm 10 i nisi si titullarë.

“KF Shkëndija komunikon ndërprerjen e bashkëpunimit me Arbin Zejnullain. Klubi dhe mesfushori me marrëveshje të dyanshme kanë vendosur të ndajnë rrugët, duke respektuar dëshirën e futbollistit për të kërkuar mjedis ku do të ketë më shumë hapësira për lojë.

Me këtë rast, të gjithë në KF Shkëndija falënderojnë Arbin Zejnullain për kontributin e dhënë në fanellën kuqezi, duke i uruar shëndet dhe shumë suksese në vazhdim të karrierës”, njofton klubi i Shkëndijës. /abcnews.al

@tn.lajmelokale
@tetovanews