Ballina Aktualitet 31 viktima nga Covid-19, më i riu një 18-vjeçar/Bilanci i Covid-it gjatë...

31 viktima nga Covid-19, më i riu një 18-vjeçar/Bilanci i Covid-it gjatë 24 orëve të fundit në Maqedoninë e Veriut

Në 24 orët e fundit janë kryer 2,778 teste dhe janë regjistruar 256 raste të reja me KOVID-19 në Maqedoninë e Veriut:

Shkup – 160, Kumanovë – 32, Prilep – 9, Ohër – 8, Kavadar, Strumicë dhe Strugë – nga 6, Manastir dhe Resnjë – nga 5, Kriva Pallankë – 4, Veles – 3, Tetovë, Gostivar dhe Kërçovë – nga 2, Shtip , Shën Nikollë, Dibër, Radovish, Kratovë dhe Makedonski Brod – nga 1.

545 pacientë të shëruar janë regjistruar nga: Shkupi – 172, Tetova – 171, Gostivari – 50, Kavadari – 18, Kërçova – 16, Prilep dhe Manastiri – nga 12, Strumica, Shtipi dhe Shën Nikollë – nga 10, Resnja – 8, Kriva Pallanka – 6, Veles, Radovish, Dellçevë dhe Kratovë – nga 5, Probishtip dhe Makedonski Brod – nga 4 secila, Negotino dhe Berovo – 3 secila, Ohër, Strugë, Koçanë, Gjevgjeli, Bogdanci, Demir Hisar dhe Makedonska Kamenica – nga 2 secila, Vinica dhe Vallandova – nga 1.

U raportuan 31 viktima: 9 persona të vdekur nga Shkupi (86, 78, 75, 71, 70, 65, 59, 56 dhe 46), 6 të vdekur nga Gostivari (83, 73, 71, 65, 65 dhe 60), nga 3 persona të vdekur në Tetovë (68, 67 dhe 62), Kumanovë (84, 78 dhe 72) dhe Strumicë (72, 68 dhe 54), nga 2 të vdekur në Kërçovë(55 dhe 49) dhe nga një të vdekur në Manastir (81), Veles ( 76), Gjevgjeli (18), Dibër (62) dhe Makedonski Brod (38).
Nga të raportuarit, 27 ndërruan jetë në spital dhe 4 në shtëpi.

Bonus video:

https://youtube.com/playlist?list=PLwDxg3Iu5-Jux2EghnXF5KUl0Xg-Blq4k

@tn.lajmelokale
@tetovanews