Ballina Bota Japonia zgjat gjendjen e jashtëzakonshme të COVID-19 në Tokyo

Japonia zgjat gjendjen e jashtëzakonshme të COVID-19 në Tokyo

Qeveria japoneze planifikon të zgjasë gjendjen e jashtëzakonshme në Tokyo dhe përreth saj, deri në javën e fundit të shtatorit. Kjo si një përpjekje për të kontrolluar epideminë e coronavirus-it.

Qeveria japoneze, muajin e kaluar, zgjeroi kufizimet e urgjencës për të mbuluar rreth 80% të popullsisë së saj deri më 12 shtator. Por numri i rasteve të rënda dhe ngarkesa në sistemin mjekësor nuk janë ulur mjaftueshëm në Tokio dhe zonat përreth, për të lejuar heqjen e kufizimeve.

Qeveria planifikon t’i zgjasë ato me rreth dy javë në Tokio dhe prefekturat fqinje Kanagawa, Saitama dhe Chiba.

Nën gjendjen e jashtëzakonshme, qeveria ka kërkuar të zvogëlojë lëvizjen e këmbësoreve duke kërkuar nga restorantet që të shkurtojnë orët e shërbimeve. Gjithashtu iu ka kërkuar kompanive të lejojnë stafin të punojë më shpesh nga shtëpia.

Zgjatja përfshinë kufizimet deri në javën e katërt të shtatorit, e cila ka dy festa publike dhe gjatë së cilës shumë njerëz bëjnë plane udhëtimi.

Qeveria gjithashtu do të marrë parasysh shtrirjen e rasteve të infektimit në zonat e goditura rëndë në Japoninë qendrore dhe perëndimore, përfshirë Aichi dhe Osaka.

Vendim ka të ngjarë të merret në mes të javës së ardhshme.

Japonia po lufton me valën e saj të pestë dhe më të madhe të rasteve të COVID-19, të nxitur nga varianti shumë infektiv Delta. Të premten, rastet e reja ditore mbarëkombëtare arritën në 16 mijë e 729 raste, me 63 vdekje.

Marrë nga Yahoo News, përshtatur për Albanian Post.

@tn.lajmelokale
@tetovanews