Ballina Aktualitet Ndërron jetë hoxhë Nimetullah Ejupi

Ndërron jetë hoxhë Nimetullah Ejupi

Të All-llahut jemi dhe Tek Ai do të kthehemi
Sot në orët e hershme të mëngjesit, ia dorëzoi shpirtin All-llahut xh.sh. hoxha jonë, Hfz. Nimetullah ef. Ejupi.
Var*rimi do të bëhet pas namazit të iqindisë në varrezat e fshatit Balindoll, kurse namazi i xhenazes do të falet te shtëpia e merhumit.

HAFIZ NIMETULLAH QERIM EJUPI
(1954-2021)

Hafiz Nimetullah Ejupi u lind më 26 prill të vitit 1954 në fshatin Koritë të Gostivarit.
Shkollën fillore e kreu në vendlindje, e në ndërkohë e kreu edhe hifzin e Kur`anit Famëlartë te hafiz Sefer Emini në vitin 1968, të cilin e mbrojti para komisionit përkatës të përbërë nga: hafiz Ali Adili, hafiz Hazbi Selimi dhe hafiz Nuri Zendeli. Më vonë për të marrë njohuri tjera rreth islamit, shkoi te hafiz Aliu i Çegranit i cili atëherë ishte imam në fshatin Vërtok dhe aty pajiset me njohuri të ndryshme sidomos në përkthim nga arabishtja në shqip. Kjo zgjati deri kur hafiz Aliu u shpërngul për në Turqi.

Më 1970 u regjistrua në shkollën e mesme “Furkan” në Damask të Sirisë, ku i kreu dy vjet e pastaj edhe tri të tjera në qytetin Humus dhe diplomoi në vitin 1975. Në vitin 1976 u regjistrua në Fakultetin Filozofik dega e Orientalistikës në Prishtinë si student me korespodencë. Po në të njejtin vit u punësua me detyrë imami në fshatin Llabunisht të Strugës.

Këtu kontribuoi si imam ligjërues, hatib si dhe ua mësoi parimet islame dhe leximin e Kur`anit fëmijëve të këtij fshati.
Më 1981 e kreu Orientalistikën, ndërsa si imam punoi deri në vitin 1993, rreth 12 vjet.

Gjatë kësaj periudhe falë angazhimit të tij aftësoi një talebe me emrin Shaban Qazimoski i cili vazhdoi mësimet dhe tani është imam aktual po në këtë xhami.
Prej vitit 1993 deri më 1997 ka qenë si referent në Shoqatën Ilmije në Gostivar. Pas një pauze mjekësore mbeti i papunësuar një kohë të gjatë, ndërsa në vitin 2005 merr detyrën e imamit në fshatin Turçan i Vogël ku edhe përfundoi karrierën në vitin 2018.

@tn.lajmelokale
@tetovanews