Ballina Aktualitet LIVE/ZGJEDHJET LOKALE 2021 – GARA PËR KOMUNËN E TETOVËS (VIDEO)

LIVE/ZGJEDHJET LOKALE 2021 – GARA PËR KOMUNËN E TETOVËS (VIDEO)

ZGJEDHJET LOKALE 2021 – GARA PËR KOMUNËN E TETOVËS në Klan Macedonia Television, ku shpalos programin e tij kandidati i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami, ndërsa kundërkandidatja Teuta Arifi mungon edhe në këtë debat, si ka munguar në shumë debate të tjera gjatë fushatës për raundin e parë të zgjedhjeve.

Bonus Video:

Të nderuar qytetarë të Tetovës,
Të nderuar përfaqësues të mediave,
Infrastruktura është një nga problemet më alarmante në komunën e Tetovës.

Infrastruktura rrugore, infrastruktura e furnizimit të ujit, kanalizimet edhe sinjalistika
Infrastruktura rrugore paraqet një problem që për tetë vite, jo vetëm që nuk has në asnjë përmirësim, por përkundrazi është rënduar edhe më keq. Rrugë të shkatërruara, bulevarde të katandisura, mungesë parkingjesh, komunikacion i stërngarkuar, ndërtime pa plan, janë vetëm disa nga treguesit kryesor për Tetovën e sodit.

Nga hyrjet e qytetit, deri në qendër të Tetovës, me makinë një qytetari i duhen mbi 45 minuta. Gjendja bëhet edhe më alarmante për veturat e ndihmës së shpejtë të cilat për çdo ditë ngelen në mes të komunikacionit të stërngarkuar.

Në shekullin 21 tetovarët përballen me problemin e furnizimit të ujit. Kufizimet e furnizimit me ujë, janë bërë diçka e zakonshme. Ndertesa të tëra gjatë gjithë gjithë ditës janë pa ujë, ndërsa lagje të tëra presin ujin me orar. Ndërkaq problemet me rrjetin e kanalizimit janë të theksuar. Pas çdo rreshjeve, pjesë të qytetit përmbyten, duke krijuar lumej me ujëra nëpër rrugë, gjë që i bën ato të pakalueshme për qytetarët.

Nga ana tjetër, sinjalistika në rrugët e qytetit është nën çdo nivel.
Tetova kërkon ndryshimin. Ekipi jonë ka zgjidhje konkrete. Ne kemi zgjidhje për infrastrukturën rrugore. Këto janë zgjidhjet tona:

– Do ta revidojmë dhe zgjerojmë planin urbanistik – për të lejuar ndërtimin e komplekseve banesore, apo edhe qendrave biznesore, sipas standardeve, ku së paku një e treta e hapësirës të jetë me pjesë të gjelbëruar dhe me zona rekreacioni si për fëmijët ashtu edhe për grupmoshat e tjera

– Nuk do të lejojmë ndërtime pa leje – gjith politika urbane do të fokusohet në zgjerimin e zonave urbane, dhe jo në ngulfatjen e zonave ekzistuese.

– Plan të detajuar urbanistik për kodrën e diellit, Reçicën e vogël, lagjen Dardania, Sheshi Iliria, Lagjen Drenovec, Lagjen e Kazermës,

– Infrastruktura rrugore – Do të angazhohemi për ndërtimin dhe meremetimin e infrastrukturës së dobët. Prioritet janë: hapja e tre bulevardeve si arterje kryesore të qytetit: bulevardit Qendër – Ilinden, vazhdimin e bulevardit Bllagoja Toska dhe Bulevardit Video S. Bato.

– Rregullimi i trotuareve dhe ndriçimit publik. Do të sigurojmë fonde që çdo shtyllë e ndriçimit të ketë panele solare –

– Do të bëjmë rregullimin e sinjalizimit horizontal dhe vertikal – vendosje të sinjalistikës moderne.

– Ndërtimin e së paku dy parkingjeve në kate në zonën qendrore, si dhe parkingje në zonat tjera me sistem montimi.

– Ndërtimi i tregjeve komunale.

– Rrjet të ri të ujësjellsit dhe kanalizimeve

– Fillimisht do të bëjmë gasifikimin e pjesës qendrore
Tetova meriton më shumë. Tetova meriton një udhëheqje ndryshe. Tetova meriton ta bashkëudhëheqim!

I bëj thirrje të gjithë qytetarëve të Tetovës, pa dallim bindje partiake, përkatësie etnike apo fetare, që me zemër të bashkohemi për Tetovën.
25.10.2021
Bilall Kasami, kandidat për kryetar të Tetovës.