Ballina Diaspora Mërgimtarët i bëjnë pritje të jashtëzakonshme, kryetari i Komunës së Zhelinës: Të...

Mërgimtarët i bëjnë pritje të jashtëzakonshme, kryetari i Komunës së Zhelinës: Të fala nga Italia! (FOTO)

Kryetari i Komunës së Zhelinës, Blerim Sejdiu, pasi u konfirmua edhe për katër vitet e ardhshme si drejtues i këtij institucioni, ka udhëtuar drejt Italisë, ku nga bashkatdhetarët tanë që punojnë dhe jetojnë atje I është rezervuar një pritje e jashtëzakonshme. Ai u ka shprehur falënderimet e tij për mbështetjen që i dhanë gjatë zgjedhjeve lokale të tetorit, ku siguroi mandatin e dytë për drejtimin e Komunës së Zhelinës.

Edhe pse ishte një vizitë e papritur dhe jo e lajmëruar ditë më parë, përsëri Kryetari bashkë me stafin u mirëprit në mënyrë madhështore nga bashkvendasit që jetojnë në L’Aquila të Italisë. Një takim shumë i ngrohtë dhe vllazëror! Faleminderit pafund të gjithëve! – thuhet në faqen zyrtare të Sejdiut në rrjetin social facebook.


Ai ka zhvilluar një takim edhe në Pesaro.

Sot, kryetari i Komunës Blerim Sejdiu realizoi takim me mërgimtarët tanë në Pesaro të Italisë dhe falenderoi nga zemra për mbështetjen në zgjedhjet lokale të tetorit 2021. Faleminderit pafund që shënuat historinë në Komunën e Zhelinës! – thuhet në njoftimin për takimin me bashkatdhetarët në Pesaro.