Policia e Kosovës e ka arrestuar një person në Rahovec nën dyshimin se ka rrahur nusen e djalit të tij.
Viktima ka pranuar tretman mjekësor, teksa i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.
Rasti është duke u hetuar.
“Rahovec 19.11.2021 – 10:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që dyshohet se i njëjti ka rrahur viktimën femër, nusen e djalit. Viktimës i është ofruar tretman mjekësor në QKMF-Rahovec, ndërsa i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt. Rasti duke u hetuar”, thuhet në njoftimin e policisë.