Ballina Argëtim Skenë e pabesueshme/Kaos në autostradë: Dollarët fluturuan nga një kamion i blinduar...

Skenë e pabesueshme/Kaos në autostradë: Dollarët fluturuan nga një kamion i blinduar (VIDEO)

Në një autostradë të San Diegos u shkaktua kaos mes shoferëve kur dollarët filluan të binin nga një kamion i blinduar, domethënë kur ranë thasë me dollarë.

Ngjarja ka ndodhur të premten, rreth orës 9, kur thasët kanë rënë dhe janë derdhur në autostradë. Drejtuesit e tjerë ndaluan automjetet dhe vrapuan për të mbledhur sa më shumë kartëmonedha. Ka pasur edhe përleshje dhe arrestime.
“Një nga dyert u hap dhe ranë thasët me para “, tha një rreshteri i patrullimit Curtis Martin për San Diego Tribune. “Një nga çantat u copëtua dhe kishte para kudo në autostradë.

Videot e postuara në rrjetet sociale tregojnë para të shpërndara në të dy korsitë e autostradës së Kalifornisë, si dhe automjete të shumta të ndaluara. Njerëzit vraponin nëpër rrugë, jo shumë larg San Diegos, për të mbledhur sa më shumë para. Disa prej tyre kanë kaluar shumë mirë, duke hedhur grumbuj parash mbi kokë.
Influencuesja e fitnesit Demi Bagby regjistroi një moment në një video të shpërndarë në Instagramin e saj, e cila tregon shoferë të emocionuar që vrapojnë në autostradë me një grusht letrash të gjelbërta.

Ndërkohë policia tha se dera e mjetit të blinduar u hap për disa arsye, duke bërë që thasët me para të gatshme të binin në rrugë.
Raportohet se kartëmonedhat varionin nga 1 deri në 20 dollarë, sipas San Diego Tribune.Dy persona janë arrestuar deri më tani dhe policia u kërkon qytetarëve që t’i kthejnë paratë që kanë marrë.
Sipas mediave vendase, tashmë rreth dhjetë persona i kanë kthyer paratë dhe bëhet fjalë për një shumë të madhe, transmeton Tetova News.

https://youtu.be/mnvk7SJM06U

@tn.lajmelokale
@tetovanews