Ballina Sport ZYRTARE/ Lewandowski nuk hap “rrugë”, shpallet sërish “Golden Player”

ZYRTARE/ Lewandowski nuk hap “rrugë”, shpallet sërish “Golden Player”

Robert Lewandowski është ende “Lojtari i Artë”, si në vitin 2020. Por, kurorëzim i këtij viti është me vlerë edhe më shumë, sepse këtë herë ishte bordi i trajnerëve dhe lagjendeva të futbollit të ngritur nga Tuttosport që votuan super bombarduesin e Bayernit si lojtarin më të mirë mbi 21 vjeç në Evropë.

Një juri elitare, me më shumë se dyqind trofe karriere ndërmjet kampionateve, kampionëve, evropianëve dhe kupave botërore, e përbërë nga Shevchenko, Matthäus, Stoichkov, Butragueño, Nedved, Chapuisat, Toni, Eto’o, Costacurta, Van der Sar, Verón, Rui. Costa dhe Lina Souloukou, menaxherja e përgjithshme e Olympiacos me një rol drejtues edhe në ECA.

Lewa mund të mos ketë fituar gjithçka si në 2020-ën magjike, ku ngriti çdo trofe të skuadrës dhe inauguroi “Lojtarin e Artë” të Tuttosport, por për kampionët e “skuadronit” tonë, polaku ishte ende numri një në vitin kalendarik.

Lewandowski e ka konfirmuar veten si një makinë goli të pagabueshëm dhe më 13 dhjetor, gjatë ceremonisë në Nuvola Lavazza në Torino, ai do të konfirmohet në fronin e “Lojtarit të Artë” nga kampionët e bordit të cilët me votat e tyre e preferuan atë në vend të Jorginhos (i 2-të ) dhe Lionel Messi (i 3-ti).

Artikulli paraprak‘Ne jemi të parët në Shqipëri’, përfundon në gjyq fizioterapisti serb që u premtonte grave mrekullira me operacione plastike
Artikulli tjetërRipërtëritja demokratike e Evropës: Bullgaria i bashkohet një tendence në rritje