Në seancën e tretë të këshillit të Komunës së Tetovës që u mbajt ditën e premte, Këshilli i Komunës së Tetovës, me propozim të Komisionit për çështje mandatore, zgjedhje dhe emërime, formoi komisionet të cilat do të funksionojnë në kuadër të këtij Këshilli, shkruan Portalb.mk.
Mandati i anëtarëve të komisioneve zgjat po aq sa mandati i anëtarëve të Këshillit.
Komisioni statutar-juridik
Komisioni statutar-juridik e përcakton propozimin e Statutit të Komunës, i shqyrton iniciativat dhe propozimet për ndryshimin e Statutit, e përcjell aplikimin e tij dhe i shqyrton çështjet kryesore të karakterit statutar, e përcakton propozimin për rregulloren e Këshilit, përgatit propozim mendime për propozim ligjet që kanë të bëjnë me komunën, ndërsa shqyrton edhe akte të tjera të përgjithshme në kompetencë të Këshillit të Komunës.
Ky komision përbëhet nga:
- Sevim Veseli Berzati- kryetar
- Luiza Alija – anëtar
- Nesrin Skenderi – anëtar
- Ranko Ristovski – anëtar
- Visar Paloshi – anëtar
Komisioni për financim dhe buxhet
Komisioni për financim dhe buxhet i shqyrton çështjet lidhur me financimin e Komunës, miratimin e buxhetit dhe të llogarisë vjetore të buxhetit.
Ky komision përbëhet nga:
- Veton Murati – kryetar
- Xhejlane Uzairi Abdiji – anëtar
- Besije Ilazi – anëtar
- Florent Bajrami – anëtar
- Nenad Jançevski – anëtar
Komisioni për urbanizëm dhe mbrojtje të mjedisit jetësor
Komisioni për urbanizëm dhe mbrojtje të mjedisit jetësor i shqyrton çështjet e planifikimit urbanistik dhe çështjet e mbrojtjes së mjedisit jetësor dhe të natyrës.
Ky komision përbëhet nga:
- Hamdi Sulejmani – kryetar
- Besim Memeti- anëtar
- Ratko Davidovski – anëtar
- Adnan Beadin – anëtar
- Mumin Tairi – anëtar
Komisioni për veprimtari komunale
Komisioni për veprimtari komunale i shqyrton çështjet nga sfera e veprimtarive komunale botore si dhe çëstjet nga puna e shërbimeve publike, institucioneve publike dhe të ndërmarrjeve publike të Komunës.
Ky komision përbëhet nga:
- Ilija Dimitrievski – kryetar
- Jeton Saliji – anëtar
- Emin Velija – anëtar
- Shukri Bexheti – anëtar
- Mirosllav Simoski – anëtar
Komisioni për veprimtari publike
Komisioni për veprimtari publike i shqyrton çështjet në kompetencë të Komunës të cilat i përkasin kulturës, sportit dhe rekreimit, mbrojtjes sociale dhe mbrojtjes së fëmijëve, arsimit, mbrojtjes shëndetësore, sigurimit publik dhe sigurimit në komunikacion si dhe mbrojtjes kundër zjarrit.
Ky komision përbëhet nga:
- Muzafer Etemi – kryetar
- Liridon Disha – anëtar
- Naile Durmishi – anëtar
- Illzana Zeqiri – anëtar
- Elmedina Abdullai- anëtar
Komisioni për dhurata dhe mirënjohje
Komisioni për dhurata dhe mirënjohje i shqyrton propozime dhe i propozon këshillit ndarjen e dhuratave dhe të mirënjohjeve qyetarëve, organizatave dhe bashkësive që janë dalluar për zhvillimin e Komunës në lëmenj të caktuar ose si shprehje e mirënjohjes për zhvillimin e bashkëpunimit dhe të marrëdhënive miqësore me subjekte të vendit dhe të huaja.
Ky komision përbëhet nga:
- Isnije Vejseli Jonuzi- kryetar
- Mimoza Zulbeari – anëtar
- Adem Abdija – anëtar
- Shejnure Rizvani – anëtar
- Shpëtim Beadini – anëtar
Komisioni për barabarësi gjinore
Komisioni për barabarësi gjinore i shqyrton çështjet që kanë të bëjnë me barabarësinë ndërmjet gjinive në të gjitha fushat e jetës shoqërore dhe jep mendim, propozime dhe sugjerime për zgjidhjen e problemeve dhe zgjidhjen e çështjeve që kanë të bëjnë me këtë problematikë.
Ky komision përbëhet nga:
- Anita Boshkovska Jovanoska- kryetar
- Arbnore Dehari – anëtar
- Pranvera Kasami – anëtar
- Marija Kostoska – anëtar
- Isnije Vejseli Jonuzi – anëtar
Komisioni komunal për vlerësimin e dëmeve
Komisioni është i autorizuar, për kryerjen e kompetencave të veta, të formojë nënkomisione ose grupet punuese nga persona profesionistë për vlerësimin e dëmeve nga fatkeqësitë elementare.
Komisioni i kryen këto detyra:
- Nëpërmjet komisioneve të veta të veçanta ose të grupeve të punës me persona profesionistë e organizon dhe zbaton vlerësimin e drejtpërdrejtë të dëmeve në vend, veçanërisht:
- Dëmet në udhët dhe rrugët lokale,
- Dëmet në ndërtesat banesore dhe banesat,
- Dëmet në objektet dhe pajisjet botore,
- Dëmet në zejtari dhe hotelieri,
- Dëmet në bujqësi inidividuale dhe pasuri personale të popullsisë.
- E drejton dhe koordinon punën e komisioneve përkatëse të formuara për këtë qëllim në bashkësitë vendore.
- Bashkëpunon me Komisionin republikan për vlerësimin dhe përcaktimin e dëmit nga fatkeqësitë elementare dhe rreziqet e tjera të përgjithshme.
- Organizon grumbullimin e materialit të tërësishëm për vlerësimin e dëmit në territorin e Komunës së Tetovës, i përpunon materialet, përpunon rezultatet përfundimtare të mbledhura sipas lëmive, përgatit raport me propozim masa për menjanimin e dëmeve nga fatkeqësitë elementare të cilat në afat të caktuar ua dorëzon organeve kompetente republikane për vlerësimin dhe përcaktimin e dëmeve nga fatkeqësitë elementare dhe rreziqet e tjera të përgjithshme.
Ky komision përbëhet nga:
- Albion Alili – kryetar
- Stanisllav Bojçevski – anëtar
- Fitim Mustafi – anëtar
- Naser Memeti – anëtar
- Visar Paloshi- anëtar
Ndryshe, në seancën e tretë të këshillit të Komunës së Tetovës këshilli me shumicë votash shkarkoi anëtarët e bordeve drejtuese të tre ndërmarrjeve publike të kësaj komune dhe emëroi anëtarë të rinj. Ndërsa vetëm në një prej ndërmarrjeve është emëruar drejtor, Nuredin Fetai te NPK “Tetova” kurse dy ndërmarrjet tjera funksionojnë me ushtrues detyre, NP “Tetova Trasnport” me Rafiz Mejdian dhe NP “Parkingu i Qytetit” me Igor Dodevskin. Kujtojmë që Borxhi i përgjithshëm i Komunës së Tetovës është mbi 24 milon euro.
https://youtu.be/h7ZwyrGyQcs