Ballina Aktualitet Presidenti Pendarovski nesër për vizitë zyrtare në Kosovë

Presidenti Pendarovski nesër për vizitë zyrtare në Kosovë

Zgjidhni Tetova News si burim të preferuar në Google!
Zgjidh Tetova News në Google →

Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski nesër do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Kosovë. Ai do të takohet në Prishtinë me presidenten e Kosovës, Vjollca Osmani, me kryetarin e Kuvendit, Glauk Konjufca dhe me kryeministrin, Albin Kurti, transmeton Portalb.mk.

Siç njoftuan nga kabineti i presidentit, Pendarovski do të pritet me nderime shtetërore dhe ushtarake nga presidentja Osmani, pas çka do të zhvillohet takim tet-a-tet dhe më pas do të vijojë takim plenar i delegacioneve të dy vendeve.

Në kuadër të vizitës, Pendarovski do të vizitojë në Pejë Komandën Rajonale të KFOR-it – Perëndim dhe pjesëtarët e kontingjentit të Maqedonisë në përbërjen e KFOR-it.